"Bashkimi Demokratik për Integrim me 19 dhjetor do të mbajë Kongresin e dytë dhe do i zhgënjejë të gjithë dashakëqinjtë me nivelin e organizimit, me kulturën politike dhe standartet demokratike që do manifestohen në këtë eveniment", përfundon njoftimi i BDI-së.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) po përmbyll me sukses aktivitetet e fundit përgaditore për realizim të suksesshëm të Kongresit të dytë të rregullt të partisë që do të mbahet më 19 dhjetor, njofton sot BDI-ja përmes një njoftimi për media.
"Dikush me këmbëngulje dëshiron të krijojë atmosferë se gjoja në BDI ka tensione, ka mosmarrëveshje, ka nervozizëm në prag të Kongresit", citohet në njoftimin e BDI-së duke shtuar se i tillë ishte edhe "kontributi" i mbrëmshëm i transmetuar në televizionin A1.
Sipas BDI-së, ky kontribut ka qenë një shpifje, përgojim i diçkaje që nuk ka ndodhur, që është në kundërshtim edhe me etikën profesionale, dhe me kodin moral gazetaresk.