Në thellimin e dialogut të civilizimeve, Maqedonia kontribuon me konferencën religjioze ndërkombëtare e cila për herë të dytë do të mbahet në Ohër në maj të vitit 2010.
Duhet të shohim që në të ardhmen të ndërtojmë ura, të vazhdojmë të luftojmë kundër paragjykimeve, stereotipeve dhe urrjetjes racore dhe të kemi respekt ndaj dallimeve, sepse iu bashkangjitëm kësaj iniciative për dialog ndërkulturor, theksoi ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski në Konferencën e parë ministrore të Aleancës të civilizimeve e Kombeve të Bashkuara për vendet e Evropës Juglindore, e cila sot mbahet në Sarajevë.
Shefat e diplomacive dhe përfaqësuesve të Bosnjës e Hercegovinës, Shqipërisë, Kroacisë, Bullgarisë, Hungarisë, Maqedonisë, Austrisë, Greqisë, Malit të Zi, Serbisë, Rumanisë dhe Sllovenisë, njoftoi raportuesi i MIA-s, miratuan strategji rajonale e cila i përfshin dokumentet me të cilat vendet e EJL-së zotohen për aktivitete në sferat media, të rinj, arsim dhe migracion.
Në thellimin e dialogut të civilizimeve, Maqedonia kontribuon me konferencën religjioze ndërkombëtare e cila për herë të dytë do të mbahet në Ohër në maj të vitit 2010.
"Vitin e ardhshëm, në mënyrë plotësuese, modelit tonë të bashkëpunimit ndërfetar dhe interkulturor në Maqedoni do t'i japë simbolikë 100-vjetori nga lindja e Nënës Terezë. Gjithashtu, nga maji deri në nëntor vitin e ardhshëm Maqedonia do të kryesojë edhe me Këshillin e Evropës, ndërsa kjo do të na japë përgjegjësi plotësuese dhe mundësi të vendosim theks në dialogun ndërkulturor, sepse jemi të bindur se dekada e ardhshme do të jetë dekadë e sfidave ndërkulturore - nëse popujt e ndryshëm dhe religjionet e ndryshme kanë kapacitet të madh të kuptohen ose do të mbizotërojnë mosmarrëveshje në botë. Për këtë arsye Aleanca është investim afatgjatë për afrim dhe mirëkuptim të civilizimeve në botë", theksoi Milloshoski.
Konferencën e hapi përfaqësuesi i lartë i Aleancës së civilimeve i KB-së Horhe Sampajo, i cili tha se Aleanca duhet të jetë iniciativë pragmatike me rezultate konkrete.
"Në nivel global, konzistentitet, kornizë të mirë juridike të dispozitave ndërkombëtare, politika rajonale dhe shtetërore për të drejtat e njeriut. Kjo mund të kontribuojë për dialog ndërkulturor, sepse ai është i mundur vetëm në mjedise ku njerëzit janë të sigurtë se u respektohen qëndrimet pa pasur druajtje, sepse vetëm kështu mund të ketë këmbim cilësor midis kulturave", tha Sampajo.
Konferencën e përshëndetën edhe sekretari shtetëror spanjoll për BE-në Diego Lopez Garido dhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Ahmet Davutogllu - vendet iniciatore për themelim të Aleancës së civilizimeve të KB-së në vitin 2005 dhe organizatorë të dy forumeve të deritanishme botërore - në Madrid në vitin 2008 dhe në Stamboll në vitin 2009.
Garido theksoi se prioritet i Spanjës gjatë kryesimit vijues me BE-në do të jetë mësimi i vlerave të cilat e njohin diversitetin kulturor në botë, tolerancën dhe eliminimin e tërësishëm të çfarëdo lloj aspekti që çon drejt urrejtjes. "Kjo duhet të jetë diçka me vlerë, e jo diçka që do të paraqesë kërcënim për identitetin dhe sigurinë", shtoi Garido.
Ministri Davutogllu tha se është i bindur se rajoni i EJL-së la vizion, kapacitet dhe trashëgimi kulturore që vetë të mundet të vendosë për ardhmërinë e saj.
Në konferencë u hapën temat për arisimin, posaçërisht të romëve, vendosje të përmbajtjeve mësimore interkulturore në arsim, të drejtat e minoriteteve, rëndësia e migracionit të të rinjve në Evropë, posaçërisht nga vendet me regjim të vizave, ndërsa u përmend edhe referendumi i paradokohshëm në Zvicër për ndalesë për ndërtimin e minareve...
Pjesëmarrësit në fjalimet e tyre i lidhën qëllimet e Aleancës së civilizimeve me qytetin-organizator të konferencës së parë rajonale, duke theksuar se Sarajeva është simbol i dallimeve, ndërsa ngarjet tragjike prej para pesëmbëdhjetëra vitesh janë përjashtim, e jo rregull në histori dhe kulturë të pasur të qytetit.
Strategjia rajonale e miratuar sot në Sarajevë do të aprovohet në forumin e tretë botëror të Aleancës së civilizimeve të KB-së, i cili në maj të vitit 2010 do të mbahet në Rio-de-Zhanejro, Brazil. /mia/