E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shumë shpejtë në Tiranë do të zhvillojmë me datën 26 maj aktivitetin Championship Internacional për Robert Emijan. Vjet e bëmë me Pjetro Menean, sot jemi krenar me këtë lloj paraqitjeje nga që para dy vitesh bëmë Kampionatin Botëror të Vrapimit në Mal në 2011, vjet bëmë Pjetro Menean, sivjet zhvillojmë aktivitetin për Robert Emijanin, pra ne dhe neve kemi dinjitet në krahë të kolegëve dhe homologëve që sportin e ka në prioritet shumë më të madh nga që e ka Shqipëria.
Gjergj Ruli:
Ekskluzive, flet kryetari i Federatës Shqiptare të Atletikës, z.Gjergj Ruli

Intervistoi Shaban Sinani




Kryeqyteti i Maqedonisë Shkupi nga data 11 deri më 14 prill ishte nikoqire e Kongresit të 23-të të Federatës së Atletikës Europiane, ku të pjesëmarrës ishin përfaqësues nga 50 Federata të Atletikës nga të gjitha vendet evropiane. Federata Shqiptare e Atletikës në këtë ngjarje të madhe të mbretëreshës së sporteve atletikës, u prezantua me kryetarin Gjergj Ruli dhe sekretarin e përgjithshëm Nikolin Dionisin. Me Gjergj Rulin kryetar i Federatës Shqiptare të Atletikës, zhvilluam intervistë ekskluzive për të ditur diç më tepër se ku është pozita e atletikës shqiptare në familjen e madhe evropiane

Gjergj Ruli: Atëherë, ndjehem shumë i lumtur që jam pjesëtarë dhe përfaqësoj komunitetin më të bukur të sportit shqiptar, të sportit botëror, sportit më të vjetër, atletikës. Është mandati i tretë që marr si president dhe jam shumë i lumtur që përfaqësoj Shqipërinë në këtë Kongres të 23-të në Shkup, ku e ndjej veten pothuajse si në shtëpinë time, nga që këtu mos gaboj është një komunitet mbi 800 mijë shqiptar, pra kam ardhur në një tokë shqiptare, pa i dhënë ngjyra politike, ndjehem këtu në këtë tokë sepse këtu janë edhe të parët e mi, mamaja ime është nga Maqedonia, nga Dibra e Madhe, pra xhinsi im është nga kjo tokë. Ndjehem i lumtur sepse në këtë organizim ka marrë pjesë i gjithë komuniteti i shqiptarëve që përfaqëson atletikën e Maqedonisë, pothuajse të gjithë atletët, të gjithë trajnerët, shtabi, ato që e mbajnë atletikën Maqedonase janë shqiptar. Shumë shpejt neve po krijojmë unionin e sportit shqiptar dhe këtu është e nevojshme dhe ndjehem shumë komod për arsye se takojmë kolegët dhe këtu bëhen punët e bashkëpunimit, këtu lidhet fjala dhe besa. Shumë shpejtë në Tiranë do të zhvillojmë me datën 26 maj aktivitetin Championship Internacional për Roberto Emijanin. Vjet e bëmë me Pjetro Menean, sot jemi krenar me këtë lloj paraqitjeje nga që para dy vitesh bëmë Kampionatin Botëror të Vrapimit në Mal në 2011, vjet bëmë Pjetro Menean, sivjet zhvillojmë aktivitetin për Robert Emijanin, pra ne dhe neve kemi dinjitet në krahë të kolegëve dhe homologëve që sportin e ka në prioritet shumë më të madh nga që e ka Shqipëria.

 ShkupGjergj  Ruli dhe  Nikolin Dionisi  gjatë Kongresit në

Z. Kryetar na thoni se sa jeni të kënaqur ju me punën e Kongresit Europian të Atletikës dhe vendimet që janë sjell ?

Gjergj Ruli: Jam shumë i kënaqur edhe mund të them që Federata jonë ndihet krenare në këtë pjesëmarrje sepse sekretari gjeneral Nikolin Dionisi dekorohet për merita në këtë Kongres, pra rreth tetëmbëdhjetë vetë që janë pjesëtarë nga Federata Evropiane, Dionisi sot merr një medalje, pra për punën që është bërë në Federatën Shqiptare. Pra mirënjohje edhe njëherë nga ana ime si president, kolegut tim, sekretarit gjeneral Nikolin Dionisi.

Sa Federata Shqiptare Atletikës është duke punuar në ndërtimin e infrastrukturës sportive më saktë për sportin e atletikës ?

Gjergj Ruli: Neve jemi duke bërë gjithçka, por duhet të kuptojmë që vështirësitë ekonomike ose mentaliteti i njerëzve që duhet të na ndihmojnë d.m.th që është pushteti lokal dhe ai vendor, po gjejmë shumë vështirësi dhe ndonjëherë gjejmë dhe përplasje dere. Vjet kemi arritur me buxhetin e shtetit të mbyllim stadiumin e Skënderbeut të Korçës, një investim nga shteti 400 milion lekë, pra nuk është pak, por metropoli Tirana, kryeqyteti i gjithë shqiptarëve rrezikon që të humbas profilin, të humbas tempullin e sportit, stadiumin “Qemal Stafa “, kur ka kaluar në pronësi të Shoqatës “Tifozët Kuq e Zi” 75% dhe 25% e ka shteti, Federata e Futbollit do ta shemb dhe të ndërtoj vetëm një stadium për futbollin, por nuk është e drejtë, po të shikojmë këtu në Shkup keni bërë stadiumin e ri, një amfiteatër të mrekullueshëm ku brenda shoh që është një pistë e mrekullueshme olimpike, pra këtu duhet të preokupohet i madh e i vogël, duhet të preokupohen ato që drejtojnë shtetin, atyre që u kemi dhënë votat, ato që janë të parët e Tiranës, që nga majori e të tjerë, dhe ministri i sporteve, nuk duhet ta lejojnë në asnjë mënyrë që tempulli i sportit, tempulli ku janë me mijëra medalje, spartakiada, manifestime, që nga Ballkaniada e parë të shembet dhe të humbi gjurmët. Le të ndërtohet një stadium i ri vetëm për futboll diku tjetër dhe ky të restaurohet dhe t’i japim dinjitet kujtimeve, historisë së sportit.

Gjergj  Ruli  dhe  Hasjorg Wirc

Sa trajnerët shqiptar janë duke punuar në hulumtimin e talenteve të ri meqë vërtet ka talent të shumtë dhe çka Federata Shqiptare ka ndërmarrë konkretisht në këtë drejtim ?

Gjergj Ruli: Duhet të kuptojmë që sot vështirësitë janë qoftë në Maqedoni, qoftë në Kosovë dhe në Shqipëri. Sporti para njëzet vjetëve ishte më tepër sport politik, pra partia në pushtet e donte sportistin si ushtar, por patjetër duhet të kthehemi me nostalgjinë e asaj kohe, kushtet e asaj kohe në pjesën materiale ishin shumë më të mira, se në fund fare sot ka kaluar njëzet e tre vjet, terrenet sportive janë shkatërruar nuk është se janë përmirësuar, kurse në atë kohë trajtimi ushqimor ishte më i mirë, zgjedhja e punës ishte më e mirë, trajnerët ishin më profesional, trajnerët adoptoheshin me më të renë, edhe qoftë edhe Kosova ka pasur atlet duke filluar nga Ismet Rushiti, e të tjerë që kanë prezantuar ish Jugosllavinë. Ne kemi bërë gara në Kosovë në vitin ’80, unë kam kujtime shumë të bukura, ishte aktiviteti im i parë para tridhjetë e tre vjetëve. Sot sporti i atletikës është nuk them që ka humbur personalitetin, por ka humbur prurjet, sepse të gjithë duan të bëjnë futboll, futboll, futboll, futboll... por, është gabim i madh, edhe prindërit duhet të kuptojnë që për tu bërë një futbollist i mirë duhet patjetër të jesh atlet i mirë. Sot futbolli është teknik, të zotërosh vetveten në hapësirë dhe kohë do të thotë të jesh i mirëfilltë të jesh atlet. Megjithatë ne kemi bërë një kontratë bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Edhe tani për t’iu dhënë shansin atletëve më të mirë kosovar të mos e humbin moshën, duke pasur parasysh se ende nuk ka marrë statusin ndërkombëtar dhe të mund të përfaqësojnë Kosovën. Ne po bëjmë të gjitha mundësitë që atleti nga më të mirët në 800m, në 1500m, Astrit Kryeziu shumë shpejt do të garoj nën flamurin e Shqipërisë, nën logon e Federatës Shqiptare të Atletikës, do t’i japim të gjithë mundësitë atij djali të vrapoj e konkurroj në garat ndërkombëtare që është një djalë, një atlet i mirë. Luiza Gega, shpresojmë që gjatësia e saj të jetë shumë e madhe, është sportistja që ka sjellë më shumë medalje, rreth 27 medalje në Shqipëri, pra mirënjohje për këtë atlete dhe trajnerin e saj që e stërvit në kushte të vështira, por me një pasion jashtëzakonisht të madh.
Nikolin Dionisi, Kolin Xhekson  dhe  Gjergj Ruli

Si njeriu i parë Federatës së Atletikës Shqiptare, cila do të ishte porosia juaj drejtuar të gjithë atyre që punojnë me kë sport ?

Gjergj Ruli: Ta duam atletikën si sporti më i vjetër dhe sporti më i bukur. T’i ushqejmë dashur dhe ndjenjë fëmijëve tanë për tu marr me atletik, sepse pa dashje në çdo kohë, çdo qytetar kudo që ndodhet vrapon në jetë, qoftë për të kapur autobusin, qoftë për të ikur, qoftë dhe për të bërë lojëra lëvizore. Atletika është sporti më i vjetër, ta mbështesim atletikën, së bashku, në të gjitha trevat shqiptare, të jemi të gjithë dhe inshaAllah o Zot ta shohim Shqipërinë lartë e më lartë, flamuri jonë të valëvitet atje ku e ka vendin, në vendin e shqiponjave, sa më lartë.
DEjan  Angelovski sekretar i FAM dhe Gjergj  Ruli kryetar i  FSHA

Publikuar: 21.04.2013 | 19:44
Lexuar: 1738 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime