E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas dekanit të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Doc. Dr. Nevzat Elezi, gjatë kësaj vizite janë njoftuar me infrastrukturën e fakultetit, planprogramet studimore, të cilat janë reformuar që para katër viteve me një shkurtesë MaReCum
Dekani i Fakutetit tė Mjekėsisė sė USHT-sė vizitoi Klinikėn universitare tė Mannhaim-it











Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të USHT-së Nevzat Elezi, me ftesë të Drejtorit të përgjithshëm të Klinikës Universitare të Mannhaim-it, Heidelberg, prof. dr. Med. Stefan Post dhe në bashkëpunim me specialistin e kirurgjisë Salih Berishën, javën e kaluar realizoi një vizitë të kësaj klinike

Dekani Elezi me këtë rast u taka edhe me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, prof. dr. Med. Harald Kluter dhe menaxherin e fakultetit në fjalë.

Sipas dekanit të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Doc. Dr. Nevzat Elezi, gjatë kësaj vizite janë njoftuar me infrastrukturën e fakultetit, planprogramet studimore, të cilat janë reformuar që para katër viteve me një shkurtesë MaReCum, të cilët parashohin që pas vitit të dytë akademik që është i përgjithshëm, të gjithë studentët futen në provimin shtetëror me çka studentët më të mirë kanë të drejtë studimin në fakultetin e mjekësisë, me ç‘rast 80 % e tyre vazhdojnë drejtimin e mjekësisë së përgjithshme, ndërkohë që 20 % e studentëve më të mirë kanë të drejtën e vazhdimit të shkallës së tretë dhe marrin titullin magjistër të shkencave mjekësore.
Planprogramet studimore MaReCum

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, doc. dr. Nevzat Elezi dhe drejtuesit e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Mannhaim-it, kanë arritur marrëveshje që studentët e USHT-së të Fakultetit të Mjekësisë të mund të aplikojnë me sistem transferi deri në një vit të studimeve akademike në këtë fakultet.

Siç njoftohet në kumtesën e USHT-së Nevzat Elezi, gjithashtu në emër të rektorit të USHT-së, u bëri ftesë drejtorit të përgjithshëm Prof. Dr. Med. Stefan Post, dekanit të Fakultetit Prof. Dr. Med. Harald Kluter si dhe kuadrit tjetër akademik, që të vijnë e të mbajnë një sërë ligjëratash si dhe të ofrojnë ndihmë në aspektin e organizimit të mbajtjes së sistemit MaReCum (Reformat e Kurikulemeve të Majhaimit), që për studentët e mjekësisë së USHT-së janë me interes të shumëfishtë.
Klinika Universitare e Mannhaim-it - Heidelberg

Publikuar: 15.12.2009 | 05:48
Lexuar: 1300 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime