Në këtë jubile të madh janë të ftuar përfaqësues nga Federata Shqiptare e Futbollit, Federata e Futbollit të Kosovës , Federata e Futbollit të Maqedonisë, punëtor sportiv, themelues të klubit të futbollit Pirok
Klubi i futbollit Pirok, me 18 dhjetor kremton dy jubile të arta
Të premten me 18 dhjetor, Klubi i futbollit Pirok do të me një Akademi solemne do të shënon dy jubile që kanë bëjnë me sportin në këtë vendbanim. Pra do të shënohet 60 vjetori i sjelljes së topit të parë nga Shibeniku i Kroacisë nga gurbeçinjtë Mustaf Ademi dhe Rexhep Mustafi dhe 40 vjetori i themelimit të klubit të parë të futbollit në këtë vendbanim
Për këto dy jubile me karakter historik për vendbanimin e quajtur Pirok që graviton në komunë e Bogovinës, është formuar Këshill organizativ me në krye Abedin Mustafin. Në këtë jubile të madh janë të ftuar përfaqësues nga Federata Shqiptare e Futbollit, Federata e Futbollit të Kosovës , Federata e Futbollit të Maqedonisë, punëtor sportiv, themelues të klubit të futbollit Pirok, futbollist të cilët vite me radhë kanë derdhur djersë në mbrojte të ngjyrave dhe emblemës së klubit, ata të cilët në mënyra të ndryshme kanë përkrahur , kanë afirmuar dhe kanë ndihmuar klubin mysafirë, përfaqësues të klubeve nga rajoni i pollogut dhe mysafirë të tjerë dhe përfaqësues të mediumeve të shkruara dhe ato elektronike. Manifestimi jubilar mbahet te restoranti Las Vegasmë Pirok, të premten me fillim në orën 17,00.
Sh.Sinani