E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

I pyetur nëse në intervistën e sotme të liderit të LSDM-së Branko Cërvenkovski për një gazetë vëren druajtje nga zgjedhje të parakohshme, kryeministri tha se druajtja është e kuptueshme, duke e marrë parasysh, siç tha, mospërkrahjen nga ana e qytetarëve ndaj partisë opozitare.
Liberalizimi i vizave mė 19 dhjetor - ditė historike pėr Maqedoninė








Nëntëmbëdhjetë dhjetori, kur hyn në fuqi liberalizimi i vizave do të jetë ditë që do të hyjë në historinë e Maqedonisë, diçka çka me dekada pritej, shumë qeveri e premtuan, ndërsa ne e premtuam dhe e realizuam, deklaroi sot kryeministri Nikolla Gruevski, pas hapjes së sallës sportive "Arkipeshkvi Dositej" në Kisella Vodë.

Si gjest të mirë e vlerësoi edhe vendimin e Bullgarisë që t'i heq vizat për qytetarët e Maqedonisë.

"Të gjitha vendet do t'i heqin vizat, pot gjest i mirë i Bullgarisë është që me kohë e ka bërë këtë. Sa di unë, edhe Greqia në ndonjë mënyrë i heq vizat për Maqedoninë, me atë që duhet të plotësohen disa dokumente në hyrje në shtet. Kjo është një punë e mirë që do t'i ndodh vendit", shtoi Gruevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

I pyetur nëse në intervistën e sotme të liderit të LSDM-së Branko Cërvenkovski për një gazetë vëren druajtje nga zgjedhje të parakohshme, kryeministri tha se druajtja është e kuptueshme, duke e marrë parasysh, siç tha, mospërkrahjen nga ana e qytetarëve ndaj partisë opozitare.

"LSDM-ja merret me punë që nuk janë në interes të shtetit. Pak është për t'u habitur që Cërvenkovski i përfaqëson pozitat e njëjta greke, të cilët pohojnë se te ne qëndron faji. Ajo që në Greqi është proces i kundërt, ku opozita e përkrah Qeverinë në luftën që të fitohen pozita që janë të rëndësishme për ta, tek ne është e kundërta.

Opozita jonë praktikisht me qëndrimet e saj në ndonjë mënyrë edhe i ndihmon palës tjetër, duke na shpallur neve fajtorë. ne bartim faj pasi nuk lejuam të shpersonifikohemi si komb, të fshihemi nga harta e popujve dhe kombëve, të pranojmë ndryshim të tërësishëm të emrit, identitetit, gjuhës. Në këtë kontekst unë pranoj faj", deklaroi Gruevski dhe përsëriti se nuk planifikojnë zgjedhje të parakohshme.

Ai nuk i komentoi akuzat e ndërsjella të deputeteve të VMRO-DPMNE-së Kosana Mazneva dhe të BDI-së Teuta Arifi dhe Ermira Mehmeti.

Lidhur me mjetet të cilat Qeveria i ndan për ndërtimin e përmendoreve në Shkup, Gruevski tha se ky është projekt i vjetër, i cili po realizohet kohë më të gjatë.

Publikuar: 17.12.2009 | 00:08
Lexuar: 922 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
nita (17/12/2009 18:57:57) cfar dokumente duhet te posedojme qe te dalim ne shtetet evropiane pas 19 dhjetorit ju lutem te me lajmeroni?? respekte

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime