Mjetet nga kredia e BB-së ndahen si mbështetje e reformave për përforcim të sistemit të asistencës sociale dhe reformat në shëndetësi, përforcim të stabilitetit të sektorit financiar dhe përmirësim të kryerjes së të dalurave publike.
Banka Botërore dje Qeverisë së Maqedonisë i aprovoi kredi zhvillimore prej 30 milionë dollarë si mbështetje buxhetore për reformat ekonomike dhe politikat zhvillimore. Është akorduar edhe grant prej 7 milionë dollarë nga Qeveria holandeze, si mbështetje të reformave veçmë të filluara, njoftoi sot Ministria e Financave.
Mjetet nga kredia e BB-së ndahen si mbështetje e reformave për përforcim të sistemit të asistencës sociale dhe reformat në shëndetësi, përforcim të stabilitetit të sektorit financiar dhe përmirësim të kryerjes së të dalurave publike.
Sipas Ministrisë së Financave, Bordi i Bankës Botërore ka dhënë vlerësime lavdëruese për zbatimin e aktiviteteve lidhur me realizimin e aranzhmanit PDPL, madje duke i përshëndetur përpjekjet e Qeverisë për mirëmbajtje të stabilitetit makroekonomik dhe zbatim të politikave reformuese. Vitin e ardhshëm pritet aprovim i transhesë së re nga aranzhmani PDPL për zbatim të politikave zhvillimore, thuhet në kumtesë.
Granti i akorduar nga Qeveria e Holandës, theksojnë nga Ministria e Financave, është sinjal i qartë dhe konfirmim për zbatimin e vazhdueshëm të reformave të Qeverisë së Maqedonisë.