E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Studentët më cilësorë të Maqedonisë arsimin e tyre do të mund ta vazhdojnë në Universitetin Kembrixh, një nga më prestigjiozët në botë, me bursën nga fondacioni Pexim dhe përkrahje të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Bursa pėr studim nė Kembrixh










Studentët më cilësorë të Maqedonisë arsimin e tyre do të mund ta vazhdojnë në Universitetin Kembrixh, një nga më prestigjiozët në botë, me bursën nga fondacioni Pexim dhe përkrahje të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Këtë sot në konferencën për shtyp e paralajmëruan ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov dhe themeluesi i fondacionit Pexim, Mihail Petreski.

Sipas Todorov, biznes bashkësia gjithnjë e më tepër kupton se investimi në arsim nuk është harxhim, por është një nga investimet më stabile, që mundëson prosperitet më të shpejtë në të gjitha kompanitë.

"Shpresoj se me themelimin e këtij fondacioni do të arrijmë të sjellim cilësi më të madhe në arsimin e Maqedonisë. Në këtë mënyrë do të mund të arrijmë zhvillim më të madh shoqëror dhe ekonomik në vend", tha ministri resor, duke përkujtuar se investimi në arsim është një nga qëllimet strategjike të Qeverisë.

Themeluesi i fondacionit, Petreski informoi se obligim i vetëm i studentëve të diplomuar është që të kthehen në Maqedoni dhe të punojnë një kohë të caktuar në shtet, që do të varet nga ajo se sa kohë e kanë shfrytëzuar bursën. Dëshira jonë, siç tha, është që këta studentë t'i japin fytyrë të re Maqedonisë në shekullin 21.

"Fondacioni nuk do të bëjë selektim të studentëve, por këtë do ta bëjë raporti selektiv i Kembrixhit dhe do të hyjnë vetëm më të mirët", tha Petreski.

Nebojsha Radiq, profesor në Kembrixh, duke potencuar se suksesin e Universitetit e bëjnë studentët, theksoi se ky është një nga më të vjetrit në botë dhe se këtë vit e feston 800 vjetorin e ekzistimit.

Publikuar: 16.12.2009 | 12:40
Lexuar: 991 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
adelina ramadani (08/02/2010 21:57:33) kam shum deshir me studju ne universitetin kembrixhit por se di a dot me jipet mundsia
shpresoj se jom nxenese shembullore

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime