Guvernatori Rod Bllagojeviq, është arrestuar të martën në darkë, ndërsa aktakuza e ngarkon për orvatje për përfitim financiar me "shitjen" e vendit në senat i cili deri tani i takonte Barak Obamës, kryetarit të sapozgjedhur amerikan.
Mediat amerikane kanë njoftuar se guvernatori i shtetit federal amerikan Ilinois, Rod Bllagojeviq, është arrestuar nën dyshimin për korrupsion, njoftoi zyrja e kryeprokurorit shtetëror të Ilinioisit.
Sipas tyre guvernatori është arrestuar të martën në darkë, ndërsa aktakuza e ngarkon për orvatje për përfitim financiar me "shitjen" e vendit në senat i cili deri tani i takonte Barak Obamës, kryetarit të sapozgjedhur amerikan.
Sipas raportit të FBI-së, guvernatori demokrat 51 vjeçar është arrestuar pasi që u dëgjuan incizimet, realizimin e të cilave e aprovoi gjykata dhe përmbajtja e të cilave zbulon se ka pasur komplot për shitjen apo tregtim të vendit të zbrazur në senat për dobi personale, ose në dobi të bashkëshortes së Bllagojeviqit, Peti, e cila duhej të mirrte postin në këshillin drejtues të një korrporate amerikane.
Rod Bllogojeviq, është me prejardhje nga ish-Jugosllavia.