Hapja e këshillimores është pjesë e projektit për shëndet seksual dhe reproduktiv, i mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë, Ambasada holandeze dhe UNFPA - Fondi i Kombeve të Bashkuara për popullatë.
Ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani do të marrë pjesë në hapjen e këshillimores së parë për shëndet seksual dhe reproduktiv në Shkup, i cili është vendosur në Qendrën për shëndet publik.
Hapja e këshillimores është pjesë e projektit për shëndet seksual dhe reproduktiv, i mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë, Ambasada holandeze dhe UNFPA - Fondi i Kombeve të Bashkuara për popullatë.
Në vijim është hapja e këshillimoreve edhe në Kumanovë, Shtip, Veles, Strumicë, Prilep, Koçan, Delçevë, Tetovë, Manastir dhe në Ohër, ndërsa në fillim të vitit 2010 do të hapen edhe dhjetë këshillimore në njësitë territoriale të qendrave për shëndet publik nëpër Maqedoni.
Në ngjarjen e sotme në Qendrën për shëndet publik në Shkup do të marrin pjesë edhe ambasadorja e Holandës, Simeone Filipini, drejtori i Institutit për shëndet publik Shaban Mehmeti dhe përfaqësues të UNFPA-së dhe të qendrave për shëndet publik.