Programi ka për qëllim t'i identifikojë mekanizmat më të volitshme financiare për treg të qëndrueshëm dhe zbatim të sistemeve solare ndërrues të ujërave të nxehtë nëpër shtëpitë në Maqedoni.
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nexhati Jakupi sot në margjinat e Samitit për ndryshime klimatike në Kopenhagë do të nënshkruajë memorandum për bashkëpunim me drejtorin e përgjithshëm të Ministrisë italiane të Mjedisit Jetësor, Terriorit dhe Detit, për zbatimin e Programit për sisteme solare të ndërrimit të ujërave të nxehtë në Maqedoni.
Programi ka për qëllim t'i identifikojë mekanizmat më të volitshme financiare për treg të qëndrueshëm dhe zbatim të sistemeve solare ndërrues të ujërave të nxehtë nëpër shtëpitë në Maqedoni.
Ky program do të implementohet përmes Programit për mjedis jetësor të KB-UNEP, me vlerë të përgjithshëm prej 1,4 milionë dollarësh.