Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Musa Xhaferi në Strasburg mori pjesë në takimin e Komitetit për demokraci lokale dhe rajonale të Këshillit të Evropës.Në fjalimin e tij, ministri Xhaferi iu përkushtua implementimit të procesit të decentralizimit në Republikën e Maqedonisë
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Musa Xhaferi në Strasburg mori pjesë në takimin e Komitetit për demokraci lokale dhe rajonale të Këshillit të Evropës.
Në fjalimin e tij, ministri Xhaferi iu përkushtua implementimit të procesit të decentralizimit në Republikën e Maqedonisë, si segment thelbësor nga Marrëveshja kornizë dhe një nga kriteret politike për integrim në Bashkimin Evropian. Ai foli edhe për politikën për zhvillim të barabartë rajonal nga aspekti i nevojës së bashkëpunimit të autoriteteve lokale në realizimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta.
Ministri Xhaferi, siç njoftoi Ministria resore, dje është takuar me drejtorët e përgjithshëm për demokraci dhe çështje politike dhe me drejtorët për planifikim strategjik dhe institucional demokratik, Zhan Luis Lorens, Andreas Sigei dhe Alfonso Zardi. Në Drejtorinë për institucione demokratike u bisedua për bashkëpunimin e mundshëm të ardhshëm të Programit punues nacional për qeverisje më të mirë lokale dhe bashkëpunim me Qendrën për reforma në vetëqeverisjen Lokale.
Ai ka pasur takim edhe me drejtorin e përgjithshëm të Sekretariatit të Kuvendit parlamentar të Këshillit të Evropës, Savicki, në të cilën u informua për rolin e misionit vëzhgues të Këshillit të Evropës në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe presidenciale në Maqedoni.