E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Heqja e vizave do të jetë stimul i fuqishëm për popujt e dy vendeve, për komunikim dhe zhvillim", tha Përvanov dhe shtoi se duhet të aktivizohet dhe të vazhdojë dialogu politik. Ai informoi se ka marrë thirrje nga Ivanovi për vizitë në Republikën e Maqedonisë në fillim të vitit të ardhshëm.
Bullgaria lobon per integrimin e Maqedonise









Bullgaria do ta përkrahë Maqedoninë dhe do të lobojë për të, para të gjitha institucioneve që t'i bashkangjitet BE-së dhe NATO-s, tha presidenti bullgar Georgi Përvanov në konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e shtetit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov në Bansko, infromoi raportuesi i MIA-s.

"Heqja e vizave do të jetë stimul i fuqishëm për popujt e dy vendeve, për komunikim dhe zhvillim", tha Përvanov dhe shtoi se duhet të aktivizohet dhe të vazhdojë dialogu politik. Ai informoi se ka marrë thirrje nga Ivanovi për vizitë në Republikën e Maqedonisë në fillim të vitit të ardhshëm.

Presidenti bullgar kumtoi se në takim me kolegun e tij nga Maqedonia kanë biseduar për idenë e organizimit të forumit të biznesit, ku të dy vendet do të mund t'i shohin mundësitë për bashkëpunim, si dhe për organizimin e ditëve të kulturës bullgare në Maqedoni.

Përvanov potencoi se dy vendet do të kenë rol aktiv në projektet e infrastrukturës në rajon, kurse më shumë në energjetikë.

Presidenti Ivanov tha se Maqedonia gëzohet që Bullgaria është anëtare e BE-së dhe NATO-s dhe shpreson se ajo së shpejti do të jetë pjesë e tyre.

"Jemi falenderues të ndihmës së plotë që Bullgaria na jep për integrimin euroatlantik", tha presidenti i Maqedonisë.

Ai theksoi se Përvanov ka biseduar edhe për mbajtjen e tubimit rajonal të vendeve ballkanike, kushtuar ndryshimeve klimatike.

Ivanov informoi se ka miratuar vendim që presidentit bullgar Zhelu Zhelev t'i ndajë mirënjohjen më të lartë që nga Republika e Maqedonisë mund ta marrë një burrë-shtetas i vendeve të huaja, si dhe mirënjohje për pavarësinë e Maqedonisë dhe mëvetësinë më 15 janar para 18 vjetësh.

I pyetur nëse kontestet bilaterale duhet të ndikojnë për hyrjen në BE, presidenti bullgar, Përvanov u përgjgij se fqinjësia e mirë është kriter i rëndësishëm për një vend që të jetë anëtare e BE-së. Sipas tij, ajo nuk është tezë personale, por e konfirmuar në vitet e fundit në politikë.

"Ai nuk është vetëm pozicion i imi perosnal, ai është pozicion i shtetit bullgar. Shumë kusht i rëndësishëm është që të mbahen marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore. Shpresoj se mes Bullgarisë dhe Maqedonisë nuk ka probleme të tilla, të cilat mund të ndikojnë në përkrahjen tonë për hyrje në BE" tha Përvanov.

Publikuar: 19.12.2009 | 12:23
Lexuar: 238 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime