E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Komunikacioni në të gjitha akset rrugore magjistrale dhe rajonale po zhvillohet me vështirësi dhe në kushte të dimrit për shkak të reshuarave të borës. Rrugët janë të lagështa dhe me borë, posaçërisht në rrugët malore, ku lëvizja e automjeteve është ngadalësuar dhe vështirësuar.
Reshje tė mėdha tė borės nė mbarė Maqedoninė








Bllokohen shume akse rrugore

Për shkak të reshjeve intensive të borës, është vendosur ndalesë e qarkullmit të automejteve të rënda transportuese në akset rrugore Gostivar - Kërçovë, përmes rrugës malore "Strazhë" dhe aksit rrugor Mavrovë - Dibër.

Në këto akse rrugore, informojnë nga LAMM-ja, ka shumë borë nëpër rrugë dhe për automjetet e udhëtarëve, rekomandohet ngarje e kujdesshme dhe përshtatje e shpejtësisë së lëvizjes, për shkak të mundësisë së rrëshqijes.

Në rrugët Preseka, Bukovë, Gjavatë dhe Pletvar tani për tani nuk ka ndalesa për lëvizje të automjeteve, por edhe atje rrugët janë me borë. Rekomandohet ngarje e kujdesshme edhe në akset rrugore Mavrovë-Dibër, Katllanovë-Veles dhe Demir Kapi-Udovë.

Komunikacioni në të gjitha akset rrugore magjistrale dhe rajonale po zhvillohet me vështirësi dhe në kushte të dimrit për shkak të reshuarave të borës. Rrugët janë të lagështa dhe me borë, posaçërisht në rrugët malore, ku lëvizja e automjeteve është ngadalësuar dhe vështirësuar.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjedisit të qytetit është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata. Rikujtojmë shoferët për obligimin e tyre ligjor, për majtjen e obligueshme të pajisjve të dimrit në automjete

Publikuar: 20.12.2009 | 16:11
Lexuar: 1046 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime