Nexho ishte një gazetar, teksti i të cilit dalloheshe sepse në të kishte informacion, por edhe ndjenja. Puna e tij ishte e dalluar, për të mbetur në kujtim përgjithmonë.
Mbrëmë papritmas ka ndërruar jetë Nexhat Memiq, gazetar në TV Kanal 5. Memiq ishte 38 vjeç. Shumë vite ka punuar në media të ndryshme, MTV, A1 dhe Kanal 5, ku ka redaktuar lajmet në rubrikën e botës. Memiq ka ndërruar jetë në vendin e punës.
Trupi i tij u gjet nga një kolege e punësuar në shtëpinë televizive. Me këtë rast Shoqata e gazetarëve, në telegramin dërguar mediave, shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe Tv Kanal 5.
Nexho nuk është më mes nesh. Ndërroi jetë njeriu që tërë jetën ia ka kushtuar punës në gazetari. Për atë nuk ka pasur tekst të vështirë, për të nuk paraqiste problem të shkruaj, të thotë, të sqaron.
Nexho ishte një gazetar, teksti i të cilit dalloheshe sepse në të kishte informacion, por edhe ndjenja. Puna e tij ishte e dalluar, për të mbetur në kujtim përgjithmonë.
Asnjëherë nuk do të harrohet, thuhet në telegramin e Shoqatës së gazetarëve. Edhe Tv Alsat i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit dhe Tv Kanal 5. Nexhat Memiq ka diplomuar në fakultetin Filozofik pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi. Kishte 38 vjet. Ishte bashkëshort dhe prind. Le të prehet në paqe!