Ajatollahu Montazeri ishte "arkitekt" i revulucionit islam në vitin 1979 dhe trashëgimtar i zgjedhur i imamit Homein, para se të bie në mos mëshirën e autoriteteve pas vdekjes së imamit në vitin 1989. Pastaj ai u ndërrua nga vendi në të cilin është vendosur ajatallahu Ali Hamenei.
Disidenti më i shquar iranian, ajatollah Husein Ali Montazer, ndërroi jetë mbrëmë në shtëpinë e tij, në moshën 87 vjeçare.
Ajatollahu Montazeri ishte "arkitekt" i revulucionit islam në vitin 1979 dhe trashëgimtar i zgjedhur i imamit Homein, para se të bie në mos mëshirën e autoriteteve pas vdekjes së imamit në vitin 1989. Pastaj ai u ndërrua nga vendi në të cilin është vendosur ajatallahu Ali Hamenei.
Në dhjetor të vitit 1997, Montazeri u dënua në paraburgim shtëpiak, pasi që haptazi e kritikoi qeverinë e ajatollahut, Hamenei. Paraburgimi shtëpiak i është ndërprerë në vitin 2003, pasi që këtë gjë e kërkuan më shumë se 100 deputetë të Parlamenti iranian.
Pas ndërprerjes së paraburgimit, ai jetoi në qytetin e shenjtë shiit, Qomu, në jug të Teheranit.
Ishte njëri nga kritikët udhëheqës të presidentit aktual, Mahmud Ahmadinexhad, ndaj të cilit hodhi fetfa pas zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në qershor. Në muajin gusht, pas zgjedhjeve, ai e përshkroi udhëheqjen në vend si diktator, duke theksuar se mënyra në të cilën qeveria ka vepruar ndaj njerëzve të cilët protestonin në rrugë "mund të sjellë deri në rrëzimin e regjimit".