E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ftesa i erdhi krejt papritur nga një fotograf, i cili e ndihmoi të realizonte një set të plotë fotografish për firmën “C&A”. Pas kësaj Ariana bashkëpunoi me fotografë të ndryshëm në Gjermani, duke punuar për firma të ndryshe si: “Nestle”, “Skechers”, “Ramazzotti”, “LG Model Contest”,“Puma” dhe “Nike”.
Ariana Cena: Pse refuzova tė pozoj pėr “Playboy”









Blerand Rexhepi

E lindur dhe e rritur në Gjermani, modelja Ariana Cena ka mundur të ndërtojë atje një karrierë që çdo bashkëmoshatare e saj do ta kishte zili. Në vitin 2002, filloi hapat e parë në fushën e modelimit. Ftesa i erdhi krejt papritur nga një fotograf, i cili e ndihmoi të realizonte një set të plotë fotografish për firmën “C&A”. Pas kësaj Ariana bashkëpunoi me fotografë të ndryshëm në Gjermani, duke punuar për firma të ndryshe si: “Nestle”, “Skechers”, “Ramazzotti”, “LG Model Contest”,“Puma” dhe “Nike”.

Ajo ka sprovuar veten edhe në muzikë, duke qenë pjesëmarrëse si konkurrente në edicionin e katërt të “Top Fest”, ndërsa shumëkush atë e identifikon si vajzën bukuroshe që ka kërcyer në klipin e Big Mamës me titull “Video seksi”.

Je një modele shumë e suksesshme dhe gjithmonë mediat e shkruara përdorin imazhin tuaj nëpër kopertina, bukurinë e keni trashëgim nga prindërit?
Ariana Cena

Mendoj se bukuria e brendshme reflektohet në atë të jashtme dhe gjenet nuk janë ujë, kështu që falënderoj Zotit dhe prindërit të mi.

Si arrini të jeni gjithmonë në topformë, pasi dihet që modelet duhet të kenë linja perfekte të trupit?

Shkoj 4-5 herë në javë në fitness, por gjithashtu mundohem të kontrolloj veten sa i përket ushqimit. I largoj karbohidratet d.m.th., bukën apo brumin në përgjithësi (edhe pse më pëlqejnë shumë, sidomos piten), gjithashtu ushqimin e ëmbël, kurse ha më shumë perime, mish dhe ngapak fruta. Zakonisht u përmbahem këtyre “ligjeve” por nganjëherë më lëshon disiplina totalisht, e marr nutelën dhe e ha me lugë, sikurse në këtë moment që po intervistohem (qesh).

Përveç pjesëmarrjes nëpër sfilata mode, me çka tjetër merret Ariana?
Shumicën e kohës ia kushtoj fakultetit, jam në vitin e tretë Drejtimi Menaxhimi këtu në Gjermani. Gjithashtu, merrem shumë me muzikë, është pasioni im i vërtetë, kënga dhe vallëzimi janë pjesë e jetës sime.
Ariana Cena

Është vështirë të jesh modele, pasi dihet që numri i tyre dita-ditës po rritet?

Shumë e vërtetë, ka shumë vajza të bukura dhe të talentuara, sidomos ne shqiptaret jemi të tilla. Nuk është gjë e lehtë, por nëse do kishte qenë e lehtë, nuk do më kishte tërhequr të punoj në këtë drejtim, nuk do më ishte dukur interesante aspak. E jap maksimumin tim në të gjitha dhe mundohem shumë për t`i realizuar ëndërrat e mia, jam shumë perfeksioniste dhe kritikuesi më i madh i vetes.
Ariana Cena

Kush mendoni se është “boom”-i juaj në karrierë?

Mendoj se ”boom”-in tim e kam pasur kur isha 17 vjeçe me fushatën e firmës “C&A”, ku janë shpërndarë fotot në tërë Evropën deri në Skandinavi, por sidomos kampanja tjetër për “BASE/E-PLUS” më bëri të njohur me billborde në çdo qytet të Gjermanisë dhe reklama të ndryshme në TV. Kanë qenë suksese të mëdha, të cilat më kanë hapur dyert.

Do kishit pranuar të fotografoheni “nudo”?

Edhe pse disa herë më kanë ofruar të fotografohem për “PLAYBOY”, nuk kam pranuar. I kam principet e mia të cilave u përmbahem. Njëri nga principet është që të mos bëj asnjëherë foto të tilla për çfarëdo çmimi, nuk ia vlen për mua.
Ariana Cena
Ariana Cena

Publikuar: 21.12.2009 | 02:18
Lexuar: 2519 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
besim (22/12/2009 13:36:13) ahahahahahahaaaaaaa mfale por kjo qike nuk eshte kerkushi hahahaha ju lutem zgjedhni personat per te cilit shkruani kjo perveq ket far base qe ka bo kerkush se nje edhe ktu ne base qe ka reklamu u kon veq pse ka punu ne ate shitore e u kon nje lloj marketingu e kesaj firme ti publikosh fotot e puntorve hahahaaaaa mfale po ju yllpress mos kqyrni te beni intervista me njerz qe ska arrit po kqyrni folni per diken tjter se jeni me renome a. krejt gjermania e din per ket qike
Jimmy (24/08/2010 15:36:28) Te lumte Besim. Njerzit mendojne av av av cfare qike e ne fakt nuk qendron asgje mbrapa.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime