E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup janë hospitalizuar pesë pacientë të dyshuar nga influenca A (H1N1). Momentalisht në këtë spital mjekohen 74 pacientë.
19 pacientė tė rinj me simptome tė gripit tė ri









Nëntëmbëdhjetë persona të rinj me simptome të gripit të ri A(H1N1) janë hospitalizuar nëpër spitalet e Shkupit në 24 orët e fundit, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup janë hospitalizuar pesë pacientë të dyshuar nga influenca A (H1N1). Momentalisht në këtë spital mjekohen 74 pacientë.

Gjendja shëndetësore e të gjithë pacientëve është stabile, përpos te dy persona me formë më të vështirë të pneumonisë, të cilët ende janë të vendosur në respiratorë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në repartin infektiv në Spitalin ushtarak janë pranuar tre pacientë të rinj, kurse gjithsej 21 persona janë hospitalizuar me simptome të gripit.

Në Klinikën e sëmundjeve të fëmijëve në Shkup në 24 orët e fundit janë hospitalizuar edhe tetë pacientë dhe atje momentalisht gjenden në mjekim 47 fëmijë me simptome të gripit të ri, (në moshë prej gjashtë muaj deri në pesë vjet).

Të gjithë pacientët e sapopranuar janë me pasqyrim më të lehtë klinik, përpos dy fëmijëve të cilat janë me formë më të rëndë të pneumonisë.

Në Institutin për sëmundje të mushkërive të bardha tek fëmijët në Kozle, në 24 orët e fundit janë hospitalizuar edhe tre fëmijë me formë të lehtë të pneumonisë dhe atje momentalisht mjekohen 36 fëmijë.

Nga Qendra për shëndetësi publike informojnë se gjatë fundjavës, vaksina kundër gripit të ri kanë marrë më shumë se 100 qytetarë nga Shkupi.

Publikuar: 21.12.2009 | 15:29
Lexuar: 598 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime