Rayan Roëlands ka zhvilluar takim të përbashkët pune me Prorektorin për mësim, prof. dr. Ismail Ahmedi, këshilltar i Rektorit për marrëdhënie me botën e jashtme, Dr. sc. Bashkim Zyberi dhe Shefik Shehun, përgjegjës i Zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare në USHT.
Me ftesë të Katrin Otaviano, ligjëruese në Katedrën e gjuhës anglezë në USHT, e ka vizituar sot Universitetin Shtetëror të Tetovës, Ryan Rowlands, Udhëheqëse e Zyrës për marrëdhënie me publikun në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup.
Fillimisht, Rayan Roëlands ka zhvilluar takim të përbashkët pune me Prorektorin për mësim, prof. dr. Ismail Ahmedi, këshilltar i Rektorit për marrëdhënie me botën e jashtme, Dr. sc. Bashkim Zyberi dhe Shefik Shehun, përgjegjës i Zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare në USHT.
Në këtë takim u bisedua për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit, si për shkëmbimin e stafit akademik edhe për shfrytëzimin maksimal të programeve mësimore-shkencore për Universitet që SHBA-të i ofrojnë nëpërmjet Ambasadës së tyre në Shkup.
Pjesëmarrësit në këtë takim pune vlerësuan se ky bashkëpunim i frytshëm në të ardhmen do të konkretizohet edhe me një plan veprimi të harmonizuar nga institucionet përkatëse.
Në fund të takimit, z. Rowlands në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e mirëfilltë ndërinstitucional, USHT-së i ndau një mirënjohje, ndërsa në emër të Universitetit, Prorektori për mësim, prof. dr. Ismail Ahmedi përfaqësuesit të Ambasadës amerikane i ndau mirënjohje dhe një plaket me emblemën e Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Më pas, Ryan Rowlands mbajti një ligjëratë për studentët e Katedrës së gjuhës angleze të programit Fullbrajt, në lëndën e ligjërueses Katrin Otaviano.
Gjatë ligjëratës, ai zhvilloi një bisedë të lirë me studentët e USHT-së dhe për ti njoftuar me sistemin amerikan të punës, para tyre theksoi nevojën e organizimit të vizitës për studentët e USHT-së në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup. Vizita në fjalë parashihet të realizohet në semestrin e dytë të këtij viti akademik, ndërsa për studentët e USHT-së ofron më shumë informacione për politikën e jashtme amerikane.