Nga DPHM paralajmërojnë se moti në vend do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Në disa lugina do të ketë kushte për dukuri të mjegullës së dobët. Do të fryejë erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej minus dy deri katër, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri 19 gradë.
Pas valës së ftohtë e cila javën e kaluar e përfshiu Maqedoninë, e shoqëruar nga bora dhe temperaturat nën zero, për sot meteorologët paralajmëruan temperatura të pranverës deri 19 gradë celzius.
Nga DPHM paralajmërojnë se moti në vend do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Në disa lugina do të ketë kushte për dukuri të mjegullës së dobët. Do të fryejë erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej minus dy deri katër, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri 19 gradë.
Në Shkup do të jetë mot me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryejë erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri rreth minus një gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 10 gradë.
Javën e kaluar, e posaçërisht gjatë fundjavës, në territorin e Maqedonisë pati reshje të borës, të shoqëruara me temperatura të ulëta, të cilat në pjesë të caktuara ranë deri në -13 gradë celsiuz.