E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pa hamendje mund të thuhet se në Maqedoni, në mënyrë permanente po shkelen liritë dhe të drejtat themelore të njeriut ndërsa jemi shumë larg asaj që respektimi i lirive dhe të drejtave të njeriut të jenë pjesë e përditshmërisë sonë. Ato akoma vazhdojnë të mbesin një ideal
Maqedonia shkel tė drejtat e njeriut

Çështja që akoma mbetet vetëm në letër





Nga Driton Dikena

Para 60 vjetësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, një dokument që flet mbi standardet e respektimit të të drejtave të njeriut për të gjithë popujt dhe vendet e botës.

Të njëjtën Deklaratë e ka ratifikuar edhe Maqedonia, mirëpo ajo mbetet shpesh vetëm një letër e shkruar, sepse këtu në Maqedoni, “për 17 vite më radhë nuk pushon duke u shkelur të drejtat dhe liritë elementare të njeriut”.

Raportet e fundit të organizatave që flasin për liritë dhe të drejtat e njeriut flasin se këto të drejta në Maqedoni kohën e fundit janë gjithnjë e më tepër janë duke u përkeqësuar, mirëpo nuk flasin se ka pas edhe një kohë të “ndritur” në Maqedoni, ku e drejta e njeriut ka qenë bazë për të qeverisur vendin si një shtet ligjor.

Nëse analizon vetëm vitin 2007 të cilit edhe pak do ti themi lamtumirë do të shohin se institucionet e shtetit paraqiten si shkelësit më të mëdhenj të drejtave të njeriut duke diskriminuar kështu jo vetëm në baza etnike por edhe në çdo sferë të jetës.

Burgosjet masive si “Syri i gjarprit”, “Hiri”, arrestimet e shumta në lagjet e Shkupit, kryesisht të banuara me shqiptarë, sjellja e vrazhdë e njësitit special “Alfa”, vrasja e policit në Haraçinë, dhuna e tepruar në zgjedhje, aferat e shumta për korrupsion, bombat përpara institucioneve të shtetit, të falimentuarit përpara Kuvendit, skandalet në vetë shtëpinë ligjdhënëse, tentimet për të falsifikuar historinë shqiptare me buxhetin qeveritar, flasin se në Maqedoni, të drejtat dhe liritë elementare të njeriut janë vetëm një “fjalë goje” dhe ato shkelen sa herë që tju kujtohet politikanëve të cilët edhe përkundër dosjeve të mëdha të shkeljeve të të drejtave vazhdojnë të qëndrojnë në institucione dhe të qeverisin shtetin.

Komisionerja e Lartë të KB për të Drejtat e Njeriut, Louise Arbour, e cila me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të drejtave të njeriut thekson se Deklarata Universale dhe vlerat e saja thelbësore – dinjiteti njerëzor i pandashëm, drejtësia, jo-diskriminimi, barazia, paanësia dhe gjithanshmëria – të aplikuara për secilin, kudo dhe gjithmonë. Sipas Louise Arbour, është koha për ti shprehur dështimet tona individuale dhe kolektive për tu ngritur kundër dhunës, racizmit, ksenofobisë, torturës, represionit të opinioneve të papëlqyera dhe padrejtësive të të gjithë llojeve.

“Në shtegun e këtij viti, duhen bërë përpjekje të pashembullta për të siguruar se çdo person në botë mund të mbështetet vetëm në ligjet për mbrojtjen e tij ose saj. Në avancimin e të gjithë të drejtave njerëzore për të gjithë, ne do të lëvizim drejt plotësimit më të madh të potencialit njerëzor, premtim i cili është në themelin e Deklaratës Universale”, porositi Arbour. Por sa respektohet porosia e kësaj gruaje të mençur në Maqedoni.

Po të flasësh me ekspertët e lirive dhe të drejtave të njeriut do të mësosh se në Maqedoni, liritë dhe të drejtat e njeriut shkelen në mënyrë flagrante dhe kjo çështje është me tragjike kur sheh se ato shkelen nga institucionet e shtetit. Është sa tragjike aq edhe komike kur kpton se në Maqedoni mund të numërosh raste pa fund kur institucionet e shtetit paraqiten si shkelës të të drejtave të njeriut.

Maqedonia ka të ratifikuara konventat ndërkombëtarë për liritë dhe të drejtat e njeriut , por edhe të drejtat nacionale i ka të siguruar me Kushtetutën dhe ligjet vendore, mirëpo ato mbesin vetëm një letër e shkruar sepse akoma nuk zbatohen si duhet në praktikë. Thjesht, mund të thuhet se Maqedoni më kot krekoset para ndërkombëtarëve se është “një shtet me kulturë demokratike”

Ekspertët e drejtësisë theksojnë se kjo vjen për shkak se në Maqedoni nuk ka një mekanizëm i cili do ti kontrollonte institucionet e vendin kur shkelin liritë dhe të drejtat e njeriut. Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Komitetit e Helsinkit, reagojnë shpesh nëpër mes deklaratave publike mirëpo zëri i tyre aspak nuk shqetëson veshin e udhëheqësve shtetërore ngase jo vetëm që injorohen nga këtu por u qeshin me cinizëm deklaratave të tyre.

Në anën tjetër arsimi, shëndetësia dhe gjyqësori janë institucionet më të korruptuara, por nuk janë përjashtuar partitë politike, Parlamenti, sektori privat, Drejtoria e Tatimeve, Mediat, trupat rregullatore të qeverisë, organizatat joqeveritare dhe policia. Barometri global për korrupcionin nga Transparency International shpesh i ka publikuar dhe mediumet vetëm gjatë ditës së shpalljes janë marrë me atë dhe më pas gjithçka mbet një letër e mbushur me pluhur në ndonjë sirtarë gjykate apo prokurorie.

Pa hamendje mund të thuhet se në Maqedoni, në mënyrë permanente po shkelen liritë dhe të drejtat themelore të njeriut ndërsa jemi shumë larg asaj që respektimi i lirive dhe të drejtave të njeriut të jenë pjesë e përditshmërisë sonë. Ato akoma vazhdojnë të mbesin një ideal.

Publikuar: 10.12.2008 | 13:53
Lexuar: 1458 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
hjd (25/02/2010 18:22:25) ghtushigjihbjgzs

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime