Besimtarët katolikë, po festojnë Krishtlindjen, e cila simbolizon ditën e lindjes dhe të forcimit të besimit në Zotin. Krishtlindja konsiderohet si dita e paqes në mes Zotit dhe njerëzve, si dhe në mes popujve të mbarë botës, thonë besimtarët. ..
Maqedoni: Liturgji solemne në kishën katolike në Shkup me rastin e Kërshëndellave
Besimtarët katolikë sot e shënojnë Lindjen e Krishtit - Kërshëndellat. Tradicionalisht në Maqedoni, festimi qendror me rastin e festës u mbajt mbrëmë në Kishën katolike "Zemra e shenjtë e Jezusit", në Shkup, ku u mbajt liturgji solemne.
Peshkopi i Shkupit dhe ekzarku apostull në Maqedoni, Kiro Stojanov ua uroi festën besimtarëve katolilkë dhe me atë rast e lexoi porosinë e kërshëndellave.
Në liturgjinë solemne në kishën katolike në Shkup morën pjesë përfaqësues të pushtetit shtetëror dhe lokal, të bashkësive fetare, korit diplomatik, akademikë, si dhe përfaqësues të organizatave dhe shoqatave humanitare.
Urim kërshëndellash besimtarëve katolikë u bënë presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski dhe drejtoresha e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Valentina Bozhinovska.
Shqiperi: Besimtarët e krishterë festojnë lindjen e Krishtit
Mijëra besimtarë katolikë kremtuan mesnatën duke u gdhirë dita e sotme, lindjen e Jezu Krishtit në Katedralen e "Shën Palit" në Tiranë, ndërsa në të gdhirë të mëngjesit të sotëm, shqiptarët e besimit ortodoks ndoqën meshën dhe ndezën qirinj në Kishën Autoqefale.
Të krishterët janë lutur duke falënderuar Zotin për lindjen e Birit të Tij, duke uruar njëri-tjetrin me mesazhet: "dashuria dhe toleranca duhet të na mbajnë gjallë në jetë dhe secili nga ne duhet të jetojë për të dhënë dashuri".
Kosove: Krishtlindjet po festohen me urimin për paqe dhe mirëkuptim
Besimtarët katolikë, po festojnë Krishtlindjen, e cila simbolizon ditën e lindjes dhe të forcimit të besimit në Zotin. Krishtlindja konsiderohet si dita e paqes në mes Zotit dhe njerëzve, si dhe në mes popujve të mbarë botës, thonë besimtarët. ...
Mesha e Krishtlindjes u mbajt në Kishën Shën Ndou në Prishtinë dhe u drejtua nga Ipeshkvi Dodë Gjergji i cili tha se Kosova i dërgon botës mesazhe të paqes, të lirisë dhe të mirëkuptimit.
Në ceremoni morën pjesë besimtarë të shumtë si dhe mysafirë, zyrtarë vendorë dhe ndërkombëtar.
Në Katedralen e Shën Palit në kryeqytet u mbajt mesha solemne e përvitshme, ku Imzot Rrok Mirdita u bëri thirrje besimtareve të udhëhiqen nga mirësia dhe drejtësia. Ndërsa në orët e para të mëngjesit të sotëm, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Hirësia e Tij Anastas Janullatos, në meshën e mbajtur iu drejtua besimtarëve me urimin për të qenë më të dashur me njëri-tjetrin si dhe të respektojmë çdo formë njerëzore.
Dita e Krishtlindjeve, tha kreu i Konferencës Ipeshkvnore, Rrok Mirdita, "na kujton të gjithëve se sa të nevojshme janë falja, pajtimi dhe mëshira". Me qirinj ndër, duar duke u lutur për paqe dhe gëzim, qetësi dhe dashuri, besimtarët e krishterë kanë kryer ritet fetare rreth mesnatës në një atmosferë festive.
Përgjatë ditës së sotme, pritet gjithashtu që të ketë të tjera ceremoni festive, ndërsa krerët e shtetit shqiptar të zhvillojnë vizita ne katedralen e Shën Palit dhe në Kishën Ortodokse në Tiranë, për të përcjelle urimet e tyre për besimtaret katolikë dhe ata ortodoksë.
Don Gjergj Meta, zëdhënës i Katedrales së Shën Palit, u shpreh se "sot është dita e historisë së njeriut me Zotin, e cila kulmon me këtë ngjarje, ku Zoti gjeti një mënyrë komunikimi me njeriun, përmes ardhjes së tij në këtë botë".
Kulmi i kësaj drame, theksoi ai më tej, "luhet midis Zotit dhe njeriut. Për t'i treguar dinjitetin e tij, ai erdhi dhe u bë njeri si ata. Prandaj Krishtlindja është lindja e Krishtit. Kjo ditë është festa e lindjes së Zotit, por edhe festa e dinjitetit të njeriut".
Në vigjilje të kësaj feste, dje në mbrëmje, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, uroi gjithë besimtarët e krishterë "në këtë ditë të shenjtë, kur çdo besimtar i devotshëm i krishterë ripërjeton lindjen e një bote të re të besimit dhe të mbizotërimit të mirësisë, dashurisë e mirëkuptimit".
Nëpërmjet Jush, vijoi Topi, "u përcjell të gjithë besimtarëve shqiptarëve të krishterë, kudo që ndodhen, urimin që drita e shpresës të ndriçojë jetët e tyre përgjithnjë, paqja e shpirtit t'i shoqërojë çdo çast dhe që besimi tek triumfi i mirësisë, vëllazërisë, tolerancës, ndihmesës dhe solidaritetit human t'i udhëheqë në rrugëtimin drejt lumturisë e begatisë familjare dhe njerëzore".
25 dhjetori është dita e shënuar e lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në gjithë botën.
Në Shqipëri, Krishtlindja rinisi të festohet pas viteve '90-të, kur u lejua besimi fetar, i ndaluar nga diktatura. Darka e Krishtlindjeve paraprihet nga një ditë agjërimi, gjatë së cilës përgatiten ushqimet që do të serviren në mbrëmjen e festës