V E N D I M
Për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr.0701-126/3, për përcaktimin e kompenzimit për ndërtimin e objekteve për banim, objekteve afariste dhe objektet tjera, në teritorin e komunës së Zhelinës. Bashkësia vendore e f.Zhelinë në mbledhjen e mbajtur me datë 21.12.2009 Ora 1800 ( e Hënë ), pasi konstatoi prioritetet e saja për mandatin e marë në mes tjerash shqyrtoj edhe vendimet e Këshillit komunal për pagesën e participimit për kyçje në kanalizim dhe ujsjellës.
I N F O R M A T Ë
Në bazë të nenit 47 të Ligjit për tokën ndërtimore (,,Gazeta zyrtare e RM-së,, nr.82/08), neni 22 paragrafi 1 pika 1 dhe neni 36 paragrafi 1 pika 3 të Ligjit për vetqeverisje lokale(,,Gazeta zyrtare e RM-së,, nr.5/02), Këshilli i komunës së Zhelinës në mbledhjen e mbajtur me datë 16.12.2009, solli këtë:
V E N D I M
Për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr.0701-126/3, për përcaktimin e kompenzimit për ndërtimin e objekteve për banim, objekteve afariste dhe objektet tjera, në teritorin e komunës së Zhelinës.
Neni 1
Ky vendim për përcaktimin e kompenzimit për ndërtimin e objekteve për banim, objekteve afariste dhe objektet tjera, në nenin 1 fjalët kompenzim prej 120 den./m2 për neto hapsirën shfrytëzuese, ndryshon me fjalët ,,kompenzim prej 60 den./m2 për neto hapsirën shfrytëzuese. - për objekte banimi, kurse për hapsirat afariste, kompenzimi prej 180 den./m2, do të jetë 90 den./m2. për neto hapsirën shfrytëzuese.
Neni 2
Ky vendim vlen për të gjitha vendbanimet e komunës së Zhelinës, që kanë plan urbanistik.
Neni 3
Vendimi do të zbatohet nga 1 Janari 2010 deri më 31.08.2010 vit.
Neni 4
Ky vendim hynë në fuqi ditën e tetë nga dita e shpalljes në ,,Fletoren zyrtare të komunës së Zhelinës,,
07-1291/5 Këshilli i komunës së Zhelinës
Kryetar
Shaban Jusufi
16.12.2009
Zhelinë.
Nga: B a sh k ë s I a v e n d o r e
f.Zhelinë
Për mjetet e informimit
INFORMATË
Bashkësia vendore e f.Zhelinë në mbledhjen e mbajtur me datë 21.12.2009 Ora 1800 ( e Hënë ), pasi konstatoi prioritetet e saja për mandatin e marë në mes tjerash shqyrtoj edhe vendimet e Këshillit komunal për pagesën e participimit për kyçje në kanalizim dhe ujsjellës.
Në këtë drejtim u konstatua unanimisht se ky vendim është plotësisht i pranueshëm për Bashkësinë Vendore duke lënë hapësirë për shqyrtimin e mënyrës së pagesës së këtij participimi. Për këtë arsye u vendos që të drejtohen deri të organet kompetente komunale, respektivisht Kryetari i komunës me kërkesë për mundësinë e pagesës me këste të kësaj shume për participim si dhe mundësinë e lirimit nga pagesa për personat që do të konstatohet se nuk kanë mundësi të paguajnë.