E enjte, 9.09.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në vazhdën e aktiviteteve nga programi Erasmus në USHT, asistentja nga katedra e gjuhës dhe letërsisë angleze pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, Lindita Asani, qëndroi në Universitetin e Mursias (Universidad de Murcia), në Spanjë në periudhën 14.12.2009 - 20.12.2009
Asistentja nga USHT-ja ligjeroi nė Universitetin e Mursias nė Spanjė







Në vazhdën e aktiviteteve nga programi Erasmus në USHT, asistentja nga katedra e gjuhës dhe letërsisë angleze pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, Lindita Asani, qëndroi në Universitetin e Mursias (Universidad de Murcia), në Spanjë në periudhën 14.12.2009 - 20.12.2009. Ky qëndrim u realizua në kuadër të programit Erasmus, gjegjësisht, pjesës për shkëmbim të stafit akademik me universitet evropiane me të cilat USHT-ja ka bashkëpunim, që parasheh mbajtje të ligjeratave gjatë qëndrimit njëjavor në universitetin nikoqir. Vlen të theksohet se, poashtu në kuadër të programit Erasmus, në këtë universitet momentalisht janë duke vazhduar studimet gjatë semestrit dimëror, dy studentë nga katedra e gjuhës dhe letërsisë angleze të USHT-së.
Universiteti i Mursias (Universidad de Murcia)

Gjatë kësaj vizite, Lindita Asani në bashkëpunim me profesorët nikoqirë Dr. Gabriel Sanchez Sanchez dhe Dr. Eduardo Encabo Fernandez ka mbajtur pesë orë mësimore, respektivisht ligjerata dhe ushtrime, nga lënda Morphosyntaxis me studentët e vitit të tretë të Fakultetit Pedagogjik të këtij universiteti.
“Kjo është vizita e dytë me radhë e ligjeruesve nga USHT-ja në universitetet evropaine, me ç’rast ata ligjerojnë para studentëve vendas. Gjatë semestrit të ardhshëm të këtij viti akademik parashihet të realizohen edhe 5 vizita të këtilla studimore. Gjithashtu janë duke u bërë edhe parapërgatitjet për dërgimin edhe të 13 studentëve të përzgjedhur të USHT-së në universitete të ndryshme evropiane për semestrin e ardhshëm (veror)”, informon Valon Abdiu, koordinator për programin Erasmus në USHT.

Publikuar: 25.12.2009 | 07:54
Lexuar: 448 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime