"Nuk planifikohet rikonstruksion i Qeverisë", deklaroi Gruevski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve
Kryeministri Nikolla Gruevski sot deklaroi se nuk do të ketë rikonstruksion të Qeverisë dhe pohoi se përforcohet përfaqësia diplomatike e Maqedonisë në Bruksel.
"Nuk planifikohet rikonstruksion i Qeverisë", deklaroi Gruevski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas lëshimit në përdorim të kolektorit fekal dhe atmosferik në komunën Gazi Babë.
Lidhur me informacionet për përforcim të përfaqësisë diplomatike në Bruksel, kryeministri tha se kjo është nevojë, e cila është dashur edhe më parë të realizohet.
"Në dy vitet e fundit në mënyrë konstante dhe graduale filluam me përforcim. Ministria e Bujqësisë tashmë dërgoi përfaqësues të vetin në Bruksel, tani do të shkojnë edhe përfaqësues të tjerë dhe gradualisht e përforcojmë përfaqësinë tonë në Bruksel, duke u përgatitur për hapa të mëtutjeshëm të ndërlidhura me negociatat për anëtarësim të plotëfuqishëm në BE", deklaroi kryeministri Gruevski.
I pyetur nëse me Greqinë, krahas për emrin bisedohet edhe për gjuhën, duke pasur parasysh atë që në KB në letërnjoftimin për Maqedoninë qëndron gjuha maqedonase, Gruevski tha se pala e Maqedonisë për këtë nuk negocion.
"Ne nuk negociojmë, por na kërkojnë ta ndërrojmë emrin dhe gjuhën dhe emrin e kombit, që e thonë dhe kërkojnë publikisht", shtoi kryeministri.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për atë se komunat ankohen se kanë realizim të dobët nga kompensimi për komunali, tha se ato mund të mendojnë t'i zvogëlojnë komunalitë dhe se kjo mund të ndikojë në rritjen e të ardhurave në këtë bazë, si dhe të rritet ndërtimi.
"Komunat mund të mendojnë edhe për zvogëlim të komunalive, duke shpresuar se do ta arrijnë efektin, siç e arritëm ne kur i zvogëluam tatimet dhe vendosëm tatim të barabartë dhe morëm 20 për qind më shumë të ardhura në buxhet. Gjithmonë kur vie deri në zvogëlim të shpenzimeve të caktuara vjen edhe deri në rritje të të ardhurave, kuptohet nëse punohet në mënyrë profesionale", tha Gruevski, duke shtuar se nëse bëhet krahasim në këtë pjesë me vendet nga fqinjësia do të shihet se ka hapësirë që të zvogëlohen komunalet.
Për të dhënat e publikuara sot nga Enti shtetëror i statistikës për shkallën e BPV-së në tremujorin e tretë prej minus 1,8 përqindëve, tha se kjo është rezultat i krizës globale ekonomike.
"Në korniza të këtilla në krizën botërore ekonomike kur vende të tjera kanë rënie prej minus 5, minus 6, minus 7 ose minus tetë, kjo është një prej rënieve më të vogla, me të cilin ballafaqohet ndonjëra nga vendet", theksoi Gruevski.
Rritja, e rezervave devizore në tremujorin e tretë për 90 milionë në krahasim me fundin e vitit 2008, sipas tij tregon se jo vetëm që është kthyer besimi në denarin, por edhe është përforcuar seriozisht që ka të bëjë edhe me masat që janë ndërmarrë edhe nga Qeveria edhe nga banka qendrore.
"Në këtë pjesë kemi pozicione relativisht të fuqishme dhe jo rastësisht kanë rënë edhe gjithë ato spekulime që janë lëshuar dhe ndërlidhur me devalvimin e denarit. Ne themi se nuk do të ketë devalvim, madje edhe në periudhën më të vështirë në kohën kur kishte rënie serioze të rezervave devizore. Ishim të sigurt në politikat që i kemi zbatuar dhe me bindje themi se nuk do të ketë devalvim, përkundër një numri të madh të opozitës dhe ndoshta një pjese të mediave, të cilat duke shprehur atë në njëfarë mënyre kontribuan për përkeqësimin e atmosferës psikologjike në vend. Por, sido që të jetë, është mirë që kjo periudhë përfundoi dhe në njëfarë mënyre erdhi deri në stabilizim serioz dhe trend të rritur në lidhje me rezervat devizore, të cilat janë garancia kryesore për stabilitetin e denarit", tha kryeministri Nikolla Gruevski.