E hënë, 21.04.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press
Publicitet

Studimet janë bërë në kuadër të një projekti të madh të institucioneve shëndetësore amerikane, me emrin 'Cancer Genome Atlas Project', i cili tashmë ka sjellë informata të rëndësishme për kancerin e gjirit, mushkërive dhe zorrës së trashë, me zbulimin e lidhjeve gjenetike mes tyre dhe tumoreve të tjera.
Llojet e ndryshme tė kancerit kanė mutacione tė ngjashme






Llojet e ndryshme të kancerit kanë mutacione të ngjashme gjenetike, kanë vërtetuat dy studime që janë marrë me leukeminë akute mieloide dhe kancerin e mitrës, të cilat mund të hapin rrugën për mjekime më efikase. Studimi për kancerin e gjakut është publikuar në 'New England Journal of Medicine', ndërsa studimi i kancerit të mitrës në revistën britanike 'Nature'.

Studimet janë bërë në kuadër të një projekti të madh të institucioneve shëndetësore amerikane, me emrin 'Cancer Genome Atlas Project', i cili tashmë ka sjellë informata të rëndësishme për kancerin e gjirit, mushkërive dhe zorrës së trashë, me zbulimin e lidhjeve gjenetike mes tyre dhe tumoreve të tjera.

Kështu një lloj i kancerit të gjirit ka mutacion gjenetik shumë të ngjashëm me atë të kancerit të vezoreve. Kanceri i zorrës së trashë shpesh ka mutacione, të cilat janë gjetur në kancerin e gjirit, e përreth gjysmën e llojeve të kancerit mund të përdoren trajtime që përdoren kundër tumoreve të tjera, pohojnë shkencëtarët.

Publikuar: 15.05.2013 | 11:07
Lexuar: 712 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime