E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë tubim përkujtimor mori pjesë edhe Parlamenti Studentor i USHT-së dhe me këtë rast Kryetari i PS-USHT-së Shaban Arsllani para pjesëmarrësve se Parlamenti studentor i Universitetit Shtetëror të Tetovës
Pėrkujtohet ish-studenti i USHT-sė Liridon Dėrmaku










Parlamenti Studentor i USHT-së mori pjesë në Akademinë përkujtimore në Dardanë, kushtuar dëshmorit Liridon Dërmaku


Liridon Dërmaku bënë pjesë në historinë tonë kombëtare dhe kombi ynë krenohet me të, u tha në Akademinë përkujtimore kushtuar pesë vjetorit të vrasjes së tij nga policia maqedonase.

Në këtë tubim përkujtimor mori pjesë edhe Parlamenti Studentor i USHT-së dhe me këtë rast Kryetari i PS-USHT-së Shaban Arsllani para pjesëmarrësve se Parlamenti studentor i Universitetit Shtetëror të Tetovës, në emër të studentëve dhe kuadrit arsimor Ju përcjell ndjenjat më të sinqerta vëllazërore dhe dhimbjen e pashuar për rënien e vëllait dhe studentit tonë të dalluar Lirdon Dërmaku, i cili ra nga dora gjakatare e policisë sllavo-maqedonase pesë vjet më parë në Tetovë.

Vrasja e studentit Liridon Dërmaku nga Dardana e Kosovës aso kohe tronditi të gjithë studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës, popullatën vendëse dhe gjithë opinionin liridashës, sepse kolegu ynë Liridoni, ishte student i urtë, shumë i dashur për shokët dhe kuadrin arsimor, shembullor në mësime dhe nga i cili mund te mësojnë brezat e rinj të studentëve.

Liridoni, si shumë djem e vasha heroike shqiptare, e flijoi jetën e tij në moshë të re dhe kaloi në përjetësi për të mos vdekur kurrë, ashtu siç nuk vdes vepra dhe amaneti i të gjithë dëshmorëve të kombit.

Në këtë Akademi përkujtimore solidarizohemi me familjen, shokët dhe miqtë e tij, ndajmë dhembjen dhe ndjehemi njëkohësisht krenarë që e patëm mes nesh, kolegë dhe sivëlla.
Kryetari i PS-USHT-së Shaban Arsllani

Publikuar: 28.12.2009 | 08:33
Lexuar: 1316 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
valon (25/12/2011 21:25:00) LAVDI per LIRIDON DERMAKU
gjuran alia (26/12/2011 09:30:09) i perjetshem emri i tij ne historine e kombit shqiptar lavdi deshmorit Liridon Dermaku
shqiponja haziri (26/12/2011 21:30:53) Lavdi per heroin LIRIDON DERMAKU

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime