E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky vit akademik për Universitetin Shtetëror të Tetovës ka qenë vit i reformave dhe konsolidimit. Këtë vit po kështu shënuam 15-vjetorin e themelimit të Universitetit tonë, ndërsa na ndajnë vetëm pesë vjet nga zyrtarizmi i këtij institucioni të arsimit sipëror.
USHT e pėrmbyll me sukses vitin 2009










Rektori i USHT-së, Prof. dr Agron Reka, në takimin e fundit me gazetar për vitin kalendarik 2009, prezantoi të arriturat e deritashme te Universitetit si dhe planet për vitin 2010.

Ky vit akademik për Universitetin Shtetëror të Tetovës ka qenë vit i reformave dhe konsolidimit. Këtë vit po kështu shënuam 15-vjetorin e themelimit të Universitetit tonë, ndërsa na ndajnë vetëm pesë vjet nga zyrtarizmi i këtij institucioni të arsimit sipëror.

Semestrin e parë të këtij viti akademik në USHT, po e përmbyllim sipas parashikimeve tona. Për dallim nga vitet tjera, procesi mësimor-shkencor këtë vit ka filluar më 15 shtator, duke respektuar kështu vendimin e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë, dhe reformat e Sistemit të Bolonjës. Kohë më parë i kemi konstituuar Këshillat mësimore-shkencore e po kështu konstituam edhe Senatin e Universitetit.
Rektori i USHT-se Prof.Dr. Agron Reka


Duhet të theksojmë në Universitetin Shtetëror të Tetovës janë regjistruar një numër i madh i studentëve të rinj dhe në këtë drejtim Universiteti ynë i ka arritur parashikimet. Numri i studentëve të rregullt dhe me korrespodencë secilin vit është në rritje. Kjo flet për besimin e krijuar të qytetarëve ndaj Universitetit tonë.

Ky përcaktim i të rinjve tanë për studime në Universitetin tonë është i lidhur ngushtë si me cilësinë e studimeve ashtu edhe në njohjen e diplomave të këtij institucioni në vendin tonë dhe në botën e jashtme. Vlen të përmendet se në tri afatet për regjistrimin e studentëve të rinj që i shpallëm para fillimit të këtij viti akademik, interesimi i studentëve për t’u regjistruar ishte i kënaqshëm, në të gjitha fakultetet dhe programet studimore.

Ky sukses i referohet edhe disperzimit të disa fakulteteve në qytete të ndryshme të vendit, si në Shkup, Strugë dhe Kërçovë. Rëndësi të veçantë USHT në këtë vit i ka kushtuar edhe organizimit të aktiviteteve kulturore-shkencore, siç janë: seminaret, tubimet shkencore, përkujtimi i datave të rëndësishme të historisë dhe traditës sonë kulturore.
Pro -Rektori i USHT-se Prof. Dr. Ismail Ahmedi

Kështu, në muajin shtator kemi organizuar Seminarin e III Ndërkombëtar të Albanologjisë, i cili i zhvilloi punimet në Shkup. Kemi organizuar Akademi solemne për 28 Nëntorin-Ditës së Flamurit, dhe më 17 dhjetor të këtij viti Universiteti Shtetëror i Tetovës shënoi 15-vjetorin e themelimit të tij.

Në këto aktivitete të rëndësishme me pjesëmarrjen e tyre na nderuan personalitete të shquara të arsimit, shkencës dhe të jetës publike.
Universiteti Shtetëror i Tetovës është institucion i lartë arsimor-shkencor që ka për synim dijen, shkencën dhe arsimimin e brezave të rinj. Ai është i hapur për të gjithë, pa dallim etniteti, feje, race dhe gjinie.
USHT e përmbyll me sukses vitin 2009

Universiteti Shtetëror i Tetovës është pjesë e hapësirës akademike të Magna Kartës dhe Marrëveshjes së Bolonjës, është anëtar i Konferencës Evropiane të Rektorëve, anëtar i Konferencës së Rektorëve të Universiteteve në Maqedoni, anëtar i Rrjetit të Universiteteve shqipfolëse dhe i shumë asociacioneve me renome.

Dita ditës bëjmë përpjekje për ngritjen e cilësisë së studimeve, sigurimit të kushteve më të mira hapësinore dhe kadrovike, sidomos për forcimin e bashkëpunimit me universitetet e ndryshme në vend dhe në botën e jashtme. Me punën tonë kemi arritur që të bëhemi pjesë e rëndësishme e bashkësisë akademike në vendin tonë, si dhe të bëhemi institucion i respektueshëm i cili përgatit kuadro në tregun e punës.

USHT, një pjesë të konsiderueshme të mjeteve financiare nga burimet vetanake i ka orientuar për investime kapitale për objektet e ndërtesës së Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit Juridik në Tetovë, për ndërtesën e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe Ushqimit në Gostivar, ndërtesën e Fakultetit të Arteve dhe objekte të tjera.

Në fund më lejoni që të gjithë studentëve, stafit akademik e administrativ dhe të gjithë qytetarëve në vitin e ri 2010, t’Ju uroj shëndet dhe suksese.
USHT e përmbyll me sukses vitin 2009


Publikuar: 29.12.2009 | 07:46
Lexuar: 1047 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
kritiku (30/12/2009 05:38:14) E nderuara redaksi fillimisht titulli i rektorit aktual nuk eshte Prof. dr. por Doc. dr., dhe ky njeri po na levdohet kur e dijme qe ky vit ishte me i kobshmi per universitetin per gjithe keta vite qe ekziston! Rikonsolidimi(debimi i kuadrove adekuate dhe zavendesimi me "reketash" partie) quhet e aritur, debimi i studenteve dhe humbja e interesit per te studjuar ne USHT quhet e aritur, Disperzimi apo shperndarja e universitetit quhet e aritur! Keto jane vetem fjale boshe qe populli din ti vleresoje! Me vjen keq se nga kjo rruge qe eshte nis nje dite dhe do ta humbim! Kjo eshte e gjithe e aritura e Rektorit aktual!!!!!!
Elmaz Aliu (31/12/2009 16:52:36) Kritiku, filimisht te te informoj se je gabim pasi qe titulli i Rektorit te USHT-se eshte Dr. Prof (profesor Ordinar)
Rektorit Prof Dr Agron Reka i urojm pune te mbare edhe duhet ti falemenderohemi qe e pastroj ish strukturen kriminele te udhehequr nga Agim Vela qe Universitetit tone i kushtoj mbi 1 miljon Euro! dhe punsunat te gjith familjaret e vete.
me permend nje familjar te Agron Rekes qe e ka punsuar apo stafit te ti, Rektori i tanishem hapi fakuletet ne Kercove, Struge, Kumanove dhe se shpeti pritet te hapet edhe ne Gostivar, uli cmimet ne 68% ne cdo pagese, pastroj personat qe mirnin roga dhe nuk ju ju dukeshte as hija ne USHT. cka don ti ma shum per 6 muaj...

suksese Prof Dr Agron Rekes edhe stafit te ti pasi qe eshte duke e mbajtur fjalen qe na e dha.
Astriti (31/12/2009 19:55:04) Kritiku, ti me siguri je ndonje "klysh" i agim veles qe ke ta ka mundesuar te te vije roga ne bank duke mos ditur se ku e ke vendin e punes edhe tani ta kan nderpre ate edhe po te pengon puna e drejt e Rektorit Agron Reka, njeres te fliqur si puna juaj duhet te merni abdes kur e permendni Profin Agron,

urime dhe pune te mbare Stafit te ri te USHT-se

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime