E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rreth 320 mijë nxënës, prej të cilëve 225 mijë nxënës të shkollave fillore dhe 95 të shkollave të mesme prej nesër deri më 19 janar janë në pushim dimëror, ndërsa nga 20 janari do të vazhdojnë në simestrin e dytë në vitin shkollor 2009/2010.
Fillon pushimi dimėror pėr nxėnėsit e shkollave fillore dhe tė mesme







Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov simestrin e parë, prej kur filloi edhe funksioni i tij ministror e vlerësoi si periudhë të vështirë të projekteve të ndërlikuara, veçanërisht për publikimin dhe distribuimin e teksteve shkollore falas, i cili filloi më 1 shtator.

Todorov theksoi se tekstet shkollore për klasën e katërt dhe të shtatë, për lëndët muzikë, art figurativ dhe edukatë fizike dhe për arsimin civil, vonohen pasi është i nevojshëm edhe një tender i cili me ligj nuk mund të publikohet në vitin e njëjtë me të parin.

"U ballafaquam me probleme procedurale për shkak të së cilave nuk mundëm në kohë të arrijmë dhe t'i dërgojmë të gjitha tekstet shkollore. Nuk mundëm të publikojmë edhe një tender për punën e njëjtë vitin e njëjtë. Më vjen keq për këtë. Kjo me siguri do të reflektohet mbi cilësinë e mësimit, por do të bëjmë gjithçka në gjysmëvjetorin e dytë që në kohë t'i dorëzojmë të gjitha tekstet shkollore", theksoi Todorv.

Ministri tha se vitin e ardhshëm në sferën e arsimit do të fokusohet edhe në kualitetin e programeve, teksteve shkollore, kuadrit arsimor dhe të kualitetit të kushteve hapësirore. Kujdes të veçantë, siç tha, do të ketë shkenca, për të cilën buxheti për vitin e ardhshëm për herë të parë është zmadhuar dyfish edhe përkundër 195 milionë denarëve në vitin 2009, është 415 milionë denarë.

"Pres viti i ardhshëm të jetë vit i shkencës. Do të fokusohemi në furnizimin e laboratorëve, në përkthimin e 500 titujve të rinj nga universitetet e mëdha, në projekte dhe programe në sferën e shkencës, në ndarjen e bursave të studentëve tanë të talentuar të shkollohen në universitetet më me renome në këshillin e shumë projekteve të tjera", tha Todorov.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës sot ua dorëzoi çmimet nxënësve të cilët aplikuan në Garën ndërkombëtare për vizatime, fotografi dhe lojëra të fëmijëve, organizuar nga Ministria e Kulturës së Republikës së Egjiptit dhe Qendrës kombëtare egjiptiane për fëmijë.

Publikuar: 30.12.2009 | 21:48
Lexuar: 982 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime