Lideri i BDI-se Ali Ahmeti dhe presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov kanë këmbyer mendime për situatat politike në Maqedoni dhe në rajon, me ç'rast u pajtuan se zbatimi i suksesshëm i Marrëveshjes së Ohrit është model, të cilin duhet ta ndjekin të gjitha shoqëritë, të ngjashme si Maqedonia dhe se ideja evroatlantike është projekt pa alternativë si recetë për stabilitet dhe prosperitet të përhershëm.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov me iniciativë të tij sot ka pasur takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Siç kumtoi Kabineti i shefit të shtetit, Ivanovi ia uroi zgjedhjen e sërishme Ahmetit për kryetar të BDI-së.