E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në kuadër të shënimit të njëqind vjetorit të lindjes së Nënës Terezë, në vitin 2009 u hap Shtëpia-përkujtimore e humanistes dhe nobelistes në vendlindjen e saj në Shkup. Qendra memoriale është ngritur në vendin e njejtë ku në të kaluarën ka ekzistuar kisha katolike "Zemra e shenjtë e Krishtit", në të cilën Nënë Tereza është pagëzuar me emrin Gonxhe Agnes Bojaxhiu
Njė shekull nga lindja e Nėnės Terezė










Një shekull nga lindja e Nënës Terezë dhe 1100 vjet nga vdekja e shën Naumit të Ohrit janë jubiletë qendrore në Programin për shënimin e ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të theksuara në vitin 2010. Bartës i kremtimeve të dy përvjetoreve është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

Në kuadër të shënimit të njëqind vjetorit të lindjes së Nënës Terezë, në vitin 2009 u hap Shtëpia-përkujtimore e humanistes dhe nobelistes në vendlindjen e saj në Shkup. Qendra memoriale është ngritur në vendin e njejtë ku në të kaluarën ka ekzistuar kisha katolike "Zemra e shenjtë e Krishtit", në të cilën Nënë Tereza është pagëzuar me emrin Gonxhe Agnes Bojaxhiu, e cila në fillim të shekullit 20 e ka kaluar fëmijërinë në shtëpinë e Nikolla Bujaxhiut. Në Shtëpinë-përkujtimore në qendër të Shkupit janë bartur edhe një pjesë e eshtrave të Nënës Terezë, ndërsa në varrin e saj në Kalkutë është vendosur pllaka përkujtimore me shkrimin "Falenderim nga Republika e Maqedonisë dhe banorët e vendlindjes Shkupi".

Nëna Terezë ka lindur në Shkup në vitin 1910. Pa i mbushur 18 vjet ka shkuar në Kalkutë ku e ka themeluar radhën e misionarëve të dashurisë dhe mirëqenies dhe deri te vdekje në vitin 1997 u ka ndihmuar të sëmurëve dhe të varfërve, duke e lënë amanetin e saj se bota është e uritur për bujë, por edhe më shumë për dashuri. Për punën e saj humanitare në vitin 1979 e mori Çmimin Nobel për paqe. Në vitin 2003 papa Xhon Pali i Dytë e lumturoi që është hap deri te shpallja si shenjtore.

Publikuar: 31.12.2009 | 21:39
Lexuar: 944 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime