E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Fiat” do të posedojë 67 për qind të kompanisë, ndërsa Qeveria serbe – 33 për qind tjera. Fabrika “Zastava” gjendet në Kraguevc dhe është me kapacitet prodhimi prej 200 mijë automobilave në vit. Pritet që gjiganti automobilistik Italian të paguajë edhe 100 milionë euro në vitin 2010.
“Fiati” italian zyrtarisht bleu “Zastavėn” serbe








Prodhuesi Italian i automobilave “Fiat” firmosi marrëveshje me Qeverinë serbe për blerjen e fabrikës së automobilave “Zastava”, pasi pagoi shumën e parë prej 100 milionë eurove, njoftoi radio B92.

“Fiat” do të posedojë 67 për qind të kompanisë, ndërsa Qeveria serbe – 33 për qind tjera. Fabrika “Zastava” gjendet në Kraguevc dhe është me kapacitet prodhimi prej 200 mijë automobilave në vit. Pritet që gjiganti automobilistik Italian të paguajë edhe 100 milionë euro në vitin 2010.

Marrëveshjen të mërkurën e nënshkruan nënkryetari i “Fiat”-it, Alredo Altavila dhe ministri serb i Ekonomisë Mllagjan Dinkiq.
Dokumenti është pjesë e marrëveshjes paraprake në vlerë prej 700 milionë euro, që “Fiat” dhe Qeveria serbe e nënshkruajtën vitin e kaluar, zbatimi i së cilës u anulua për shkak të krizës globale ekonomike.

Me të parashihet që nga viti 2011 të fillojë prodhimi i dy modeleve të reja të “Fiat”-it, të cilat do të ofrohen në tregun evropian dhe amerikan.

Publikuar: 02.01.2010 | 14:21
Lexuar: 958 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime