E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ahtisaari tha se ndjehej mjaft mirënjohës për çmimin Ish presidenti finlandez Marti Ahtisaari ka marrë çmimin Nobel të Paqes në një ceremoni në kryeqytetin norvegjez Oslo. Ai e mori çmimin për përpjekjet e tij për zgjidhje të konflikteve ndërkombëtare për më shumë se 30 vjet.
Ahtisaarit i dorėzohet ēmimi Nobel i Paqes




Kreu i komitetit Nobël tha se shkalla e aktiviteteve të zotit Ahtisaari ishte përtej asaj çka mund të besohej.

Para marrjes se çmimit me vlerë 1.2 milionë dollarë, zoti Ahtisaari tha se dështimi për të zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez do të çojë në mungesë të stabilitetit në Lindjen e Mesme.

Duke marrë çmimin ai tha:

"Ndjehem i përulur dhe mirënjohës që po marr këtë vit çmimin Nobel të Paqes. Është njohja më e mirë që mund të marre kushdo që punon në këtë fushë. Ajo çka ndiej unë tani mund të krahasohet vetëm më gëzimin që kam ndjerë kur kam parë ndryshimet që paqja ka sjellë në jetët e njerëzve, kur njerëzit që kanë përballuar luftra dhe kriza filluan të ndërtojnë jetën e tyre në paqe dhe kur kthehet besimi te e ardhmja."

Një prej konflikteve që u përfshi ai ishte dhe Kosova. Duke folur për BBC-në për çështjen e Kosovës, ai tha:

"Në rastin e Kosovës ka një histori të qartë që nga 1989 dhe më tej. Kushdo e dinte pas tre muajve të parë të vitit 2006 se cili do të ishte rezultati në Kosovë. Sepse më kërkuan një projekt, në të ashtuquajturat mesazhe midis Beogradit, Prishtinës dhe Serbëve të Kosovës. Unë këmbëngula që të tre këto t'i marrin këtë mesazhe. Kishte tetë pika, por e para ishte më e rëndësishmja. Eliminimi jokushteues i autonomisë së Kosovës në vitin 1989 dhe ngjarjet tragjike pasuese pas administratës ndërkombëtare kanë çuar në një situatë ku kthimi i Kosovës nën sundimin e Beogradit nuk është një alternativë e zbatueshme." BBC

Publikuar: 10.12.2008 | 22:56
Lexuar: 618 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime