E premte, 19.12.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Treva e Elbasanit numëron 37 lloje kostumesh popullore autentike. Në këtë trevë çdo 11 mijë banorë përfaqësohen me kostumin e tyre popullor .Vetëm në qytetin e Elbasanit këndohen 209 këngë popullore, bazuar në krijuesit korifenj të kësaj muzike si Isuf Myzyri, Leks Vini , Mustafa Bodini etj.
Elbasan – ‘Kostumet popullore’, traditė e pasur dhe e hershme e rajonit















Rajoni i Elbasanit në Shqipërinë e Mesme , numëron rreth 37 kostume popullore autentike, me mbi 10-të varjante.

Etnologu Thanas Meksi tha për ATSH-në se " nga burimet etnografike dhe gërmimet arkeologjike, harta kostumologjike e rajonit del e pasur dhe shumë e hershme. Ajo ndahet në katër njësi etnografike. Malësia e Labinotit, Shmilit, Funarit, dhe Krrabës, qyteti i Elbasanit, Malësia e Shpatit si edhe Fusha e Elbasanit, Dumresë dhe Sulovës".

Sipas tij, dokumenti më i vjetër arkeologjik që ruhet në Muzeun Etnografik të qytetit është basorelievi i skalitur në gur, "figura e nuses ilire." Ajo i përket shekullit të II- III, dhe është gjetur në fshatin Tërbaç të Krrabës, nga disa fshatarë. Një pjesë e kësaj zone vazhdon të ruajë këtë lloj veshje duke u përdorur në kostumet e grave të Krrabës, Funarit, si edhe Godoleshit.

"Elemente të tjera të veshjes popullore të dokumentuara në zbulimet arkeologjike, janë edhe vargonjtë e mesit, tirqet, kallcet, që përdoren në kostumet e nuseve të malësisë së Shmilit, Krrabës dhe në atë të Shpatit" vijon Meksi. Më vonë shfaqen opinga, xhoka, bruca, që vazhdojnë të përdoren në veshjet e Elbasanit. Opinga përdoret në të gjithë rajonin, ndërsa xhoka e zezë me krahë dhe pa krahë, përdoret në Elbasan, në malësinë e Krrabës së Tiranës, si dhe në Peqin.

Tipike në Peqin, është veshja me jakuce e burrave të qytetit, të cilën e përdorte edhe Isuf Myzyri( kompozitor, artist i popullit).
-Në shekujt XVI - XVII, merr hov kostumi popullor i grave-

Në shekujt XVI - XVII me zhvillimin e zejtarisë, një zhvillim të madh mori përpunimi dhe tregëtimi i mëndafshit. Ai u përdor për eksport, por edhe si lëndë e parë për përgatitjen e kostumeve popullore të grave të qytetit. Ndaj kostumi shqiptarçe i grave të qytetit të Elbasanit, i huazuar më vonë nga gratë e Tiranës, Durrësit, Kavajës, Peqinit, u bë kostumi mbizotërues i grave të Shqipërisë së Mesme.


Ai vazhdon të vishet nga gratë e kësaj zone të Shqipërisë dhe është kryesor në graderobën e ansambleve artistike dhe folklorike. Jehonë ky kostum ka bërë edhe në festivalet ndërkombëtare. Shumëllojshëmria e Kostumeve Popullore në trevën e Elbasanit ka tërhequr interesimin e organizatave ndërkombëtare të Folkut Europian.

Etnologu Thanas Meksi thekson se "Elbasani është një nga trevat më të pasura etno-folklorike të Shqipërisë. Në Elbasan këndohet e kërcehet me shumë pasion kënga e vallja popullore qytetare dhe në të njënjtën kohë ruhen me shumë fanatizëm e krenari kostumet tradicionale popullore.
Treva e Elbasanit numëron 37 lloje kostumesh popullore autentike. Në këtë trevë çdo 11 mijë banorë përfaqësohen me kostumin e tyre popullor .Vetëm në qytetin e Elbasanit këndohen 209 këngë popullore, bazuar në krijuesit korifenj të kësaj muzike si Isuf Myzyri, Leks Vini , Mustafa Bodini etj.

Kënga dhe vallja popullore elbasanase janë një pjesë e asaj pasurie të madhe të trashëgimisë kulturore të kësaj treve, e cila është prezente në çdo familje e që i shoqëron në çdo hap gëzimet.

Publikuar: 04.01.2010 | 11:26
Lexuar: 14786 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
alisi (02/06/2010 23:51:16) jane me te vertete sh te bukur
jeserina (26/02/2012 23:17:18) keto lloj kostumesh jane me te vertete shume te bukur
AMBRA (01/04/2014 19:11:39) SHUME TE BUKRA
emili (14/04/2014 20:23:11) Po kepucet ku jane?

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime