Mjekët shpresojnë që terapia e re, e cila aktivizon sistemin imunitar që të luftojë vetvetiu kundër leukemisë, njëherit mund të jetë e dobishme edhe për mjekimin e llojeve të tjera të karcinomave
Për herë të parë te njerëzit do të testohet vaksina kundër leukemisë. Ky mund të jep një hap i madh drejt mjekimit nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.
Shkencëtarët britanikë kanë zhvilluar terapi, e cila mund të shërbejë për parandalimin e kthimit të leukemisë pas hemoterapisë ose pas transplantimit të palcës kockore.
Mjekët shpresojnë që terapia e re, e cila aktivizon sistemin imunitar që të luftojë vetvetiu kundër leukemisë, njëherit mund të jetë e dobishme edhe për mjekimin e llojeve të tjera të karcinomave.
Vaksina e parë do ti jepet një pacienti në New York, ndërsa më tutje vaksina do tu jepet edhe pacientëve të tjerë anekënd botës.
Të dhënat statistikore tregojnë se te shumica e të rriturve, pas terapisë ekzistuese- leukemia kthehet, ndërsa qëllimi i terapisë së re është që të pengohet kthimi i sëmundjes.