E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të angazhohemi që zgjedhjet e paralajmëruara për në mars të vitit të ardhshëm të jenë të lira dhe demokratike meqë janë test për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike
KSHZ zotohet pėr zgjedhje tė lira dhe demokratike
“Do të angazhohemi që zgjedhjet e paralajmëruara për në mars të vitit të ardhshëm të jenë të lira dhe demokratike meqë janë test për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike”, deklaroi të mërkurën kryetari i ri i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) Aleksandar Novakovski. Njëherësh kjo ishte edhe mbledhja e parë e përbërjes së re të KSHZ-së. Sipas tij, zgjedhjet e marsit janë tejet serioze andaj KSHZ-ja që tani fillon me punë.

“Ne si KSHZ dhe unë si kryetar do të bëjmë çmos që zgjedhjet t’i organizojmë sipas rregullativës zgjedhore ndërsa në ditën e zgjedhjeve do të kërkojmë mbështetje edhe nga institucionet përgjegjëse dhe partitë politike që të mbajnë përgjegjësi që në këto zgjedhje të mos ketë asnjë incident”, tha Novakovski.
Kreu i KSHZ-së tha se si vend i cili pretendon anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE) nuk guxon të lejojë incidente në këto zgjedhje.


Publikuar: 12.12.2008 | 08:38
Lexuar: 347 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime