Plaçkitja ka ndodhur rreth orës 12 e 10 minuta kur rrëmbyesit ia kanë ndërprerë rrugën golfit dhe njërit prej personave zyrtarë i kanë shkatuar lëndime në kokë. Pastaj, me dy automjete janë nisur në drejtim të panjohur.
Dy persona të panjohur sot rreth mesditës në dalje të Prilepit drejt Manastirit kanë plaçkitur një automjet zyrtar të "Stopanska Bankës" SHA Manastir me ç'rast kanë marrë rreth 450 mijë euro.
Zëdhënësi i SPB Manastir, Gjoko Strezovski deklaroi se dy personat e maskuar, të cilët ishin të armatosur e kanë sulmuar automobilin "Golf", në pronësi të "Stopanska Bankës" Manastir, në të cilin janë transferuar paratë e filialit të Prilepit drejt bankës qendrore në Manastir.
Plaçkitja ka ndodhur rreth orës 12 e 10 minuta kur rrëmbyesit ia kanë ndërprerë rrugën golfit dhe njërit prej personave zyrtarë i kanë shkatuar lëndime në kokë. Pastaj, me dy automjete janë nisur në drejtim të panjohur.
Golfi është gjetur në afërsi të vendit të plaçkitjes, kurse policia është në kërkim të kryerësve të veprës.