Gjatë ndarjes së çmimit "Sipërmarrësi më i mirë për vitin 2008' sipërmarrësit më të suksesshëm thanë se këtë vit e përmbyllin me vështirësi të mëdha. Ata shprehen madje të pasigurt, se çfarë do ti pres viti i ardhshëm nëse kriza vazhdon
Fituesi i çmimit "ndërrmarësi më i mirë" Predrag Jovançev thotë se bizneset në vend kanë filluar t'i ndjejmë pasojat e krizës botërore.
Edhe pse me vonesë, biznesmenët kanë filluar të ndjejnë pasojat e krizës financiare botërore.
Gjatë ndarjes së çmimit "Sipërmarrësi më i mirë për vitin 2008' sipërmarrësit më të suksesshëm thanë se këtë vit e përmbyllin me vështirësi të mëdha. Ata shprehen madje të pasigurt, se çfarë do ti pres viti i ardhshëm nëse kriza vazhdon.
"Kemi filluar ti ndjejmë pasojat edhe tek ne. Mendoj se në vendin tonë ato vijnë me vonesë por ndihen. Ne jemi aktiv përveç Maqedonisë edhe në shtetet fqinje, dhe ja për momentin në krizën më të madhe jemi duke hapur firmën tonë në Shqipëri dhe jemi pak të shqetësuar se ndoshta ky nuk është momenti i duhur për një hap të tillë por duhet ecur përpara", tha Predrag Jovançev,fitues i cmimit "ndërrmarësi më i mirë" dhe Pronar i 'Doni-teks'.
Sipërmarrësit thonë se mirënjohjet që marrin, u japin motivim për t'u përkryer dhe për të arritur suksese të reja. Çmimi 'Sipërmarrësi më i mirë' ndahet për të dytin vit me radhë nën organizimin e tre Odave ekonomike të Maqedonisë.
Naim Vrenezi