E diel, 5.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në fazën e re të projektit kapital do të përshihen libra nga sfera të ndryshme shkencore, më së shumti nga ekonomia (74), por edhe nga mjekësia dhe stomatologjia, shkencat juridike, matematikoro-natyrore, shkencat bioteknike, arkitekturë dhe ndërtimtari, makineri dhe elektroteknikë, bujqësi dhe veterinari, farmaci...
Shpallet tenderi pėr pėrkthim dhe botim tė 500 titujve tė rinj profesionalė








Qeveria nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës e shpalli tenderi për përkthim dhe botim të 500 titujve të rinj prej të cilëve mësohet në universitetet më me renome në SHBA, ndërsa nga sfera e drejtësisë - në Gjermani dhe Francë.

Në fazën e re të projektit kapital do të përshihen libra nga sfera të ndryshme shkencore, më së shumti nga ekonomia (74), por edhe nga mjekësia dhe stomatologjia, shkencat juridike, matematikoro-natyrore, shkencat bioteknike, arkitekturë dhe ndërtimtari, makineri dhe elektroteknikë, bujqësi dhe veterinari, farmaci...

"Dëshirojmë të vazhdojmë me politikën e përforcimit të kapaciteteve në arsimin e lartë, me qëllim që ta barazojmë ose, të paktën, ta afrojmë nivelin e diturisë që e marrin studentët tanë në krahasim me nivelin e diturisë që e fitojnë studentët e universiteteve më me renome në botë. Studentët tanë në këtë mënyrë do të kenë mundësi më të mëdha të marrin dituri më cilësore që do të jetë konkurrente në nivel global", tha në konferencën për shtyo ministri i Arsimit dhe Shkencës Nikolla Todorov.

Titujt e zgjedhur janë literaturë referente e cila është rekomanduar në Harvard, Jelj, Oksford, Kembrixh... Todorov theksoi se posaçërisht kanë kujdes në cilësinë e pëkthimit të librave dhe se për këtë qëllim tenderi është paraprë redaksi e detyrueshme profesionale nga profesorë sipas sferën adekuate që përkthimi të jetë i kuptueshëm për studentët dhe shfrytëzuesit.

Librat në etapa do të botohen këtë vit, numri më i madh në vitin 2011, ndërsa i gjithë projekti do të përfundojë 2012.

Para dy javësh u promovuan 22 tituj nga sfera e kulturës dhe me to deri më tani janë përkthyer dhe publikuar gjithsej 165 prej 500 librave nga faza e parë e projektit, i cili filloi vitin e kaluar. Kryeministri Nikolla Gruevski në promovim paralajmëroi se krahas 500 botimeve, për të cilat tani është shpallë tenderi, do të ketë edhe 50 tituj shtesë nga sfera e informatikës dhe se të gjithë 1.050 librat profesionalë do të distribuohen deri te bibliotekat universitare deri në vitin 2012.

Duke theksuar se publikimet janë kulmi i mendimit shkencor me të cilat studentët e Maqedonisë do të kenë vetëbeism më të madh jashtë Maqedonisë, Gruevski në këtë rast u bëri thirrjë t gjithë profesorëve dhe dekanëve që librat të shfrytëzohen si literaturë e detyrueshme, e jo si ndihmëse dhe e paobligueshme. /mia/

Publikuar: 08.01.2010 | 13:22
Lexuar: 695 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime