E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Prej pajisjeve që e zvogëlojnë hapësirën mes celularëve të avancuar dhe atyre touch-screen (ekran me mundësi operimi përmes gishtave) është edhe celulari i ri Samsung Memoir, i cili do të bëhet i mundshëm nga T-Mobile.
Celular apo aparat digjital????











Prej pajisjeve që e zvogëlojnë hapësirën mes celularëve të avancuar dhe atyre touch-screen (ekran me mundësi operimi përmes gishtave) është edhe celulari i ri Samsung Memoir, i cili do të bëhet i mundshëm nga T-Mobile.

I pajisur me kamerë 8 megapikselë me Xenon Flash, Samsung Memoir do të duhej të ishte celular me aparat dixhital. Ky model (SGH-T929) do të punojë me rrjetin 3G të T-Mobile dhe shfletues të plotë HTML, QWERTY tastierë virtuale dhe shumë tipare të tjera multimediale.



altFatkeqësisht T-Mobile nuk e ka cekur datën e saktë të lançimit si dhe çmimin (që nga burime jo formale mësohet të jetë 25 shkurti me një çmim prej 299 dollarësh me dy vjet kontratë). Tiparet e Samsung Memoir janë të përqëndruara në multimedia. Fotografitë mund të ngarkohen online direkt përmes shërbimeve si Flickr, Photobucket, Snapfish ose galerisë Kodak. Celulari me kamerë 8 megapikselë, përmban zoom deri në 16X dhe po ashtu mund të inçizojë edhe video.

Ju gjithashtu duhet ta keni parasysh se Memoir nuk është një zëvendësim për iPhone. Tiparet e saj multimediale e bëjnë të dëshirueshëm për simpatizuesit e fotografive, por ekrani i celularit me mundësi operimi përmes gishtave, nuk është shumë tërheqës siç është iPhone. Ndërsa ju mund ta konsideroni Samsung Memoir si një celular me aparat dixhital me 8 megapikselë.
by:A.R

Publikuar: 10.01.2010 | 08:26
Lexuar: 1103 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime