Në përgjithësi kryesimi spanjoll nuk mund të bëjë diçka të veçantë apo kushedi se çfarë përderisa nuk lëvizin proceset në drejtim të çështjes që e hapi Greqia, bërjes problem të emrit tonë dhe ne jemi të ndërgjegjshëm për këtë pasi kemi dy bllokada të mëdha atë në Bukuresht dhe atë në Bruksel në NATO dhe BE.
Për kryeministrin Nikolla Gruevski nuk është befasues fakti që në axhendën e Spanjës, e cila në këtë 6 mujor kryeson BE-në, nuk figuron askund Ballkani. Sipas tij me rëndësi do të jetë gjetja e zgjidhjes për mosmarrëveshjet me emrin me Greqinë, si një nga pengesat kryesore të Maqedonisë në rrugën e integrimit euro-atlantik.
Gruevski edhe njëherë ka theksuar se qeveria është e fokusuar në këtë drejtim por me kusht që të mos cenohen interesat shtetërore dhe kombëtare.
"Në përgjithësi kryesimi spanjoll nuk mund të bëjë diçka të veçantë apo kushedi se çfarë përderisa nuk lëvizin proceset në drejtim të çështjes që e hapi Greqia, bërjes problem të emrit tonë dhe ne jemi të ndërgjegjshëm për këtë pasi kemi dy bllokada të mëdha atë në Bukuresht dhe atë në Bruksel në NATO dhe BE.
Ne jemi të fokusuar në atë pjesë kuptohet në bashkëpunim me Nimicin por edhe me kontakte direkte, takime etj. Do të tentojmë në periudhën e ardhshme të arrijmë deri tek zgjidhja e cila në një farë mënyre do të jetë dalje nga situata e tanishme, por kuptohet po ashtu se ajo zgjidhje nuk mund të jetë çfarëdo, nëse do të ishte çfarëdo deri tani do ta kishim, duhet të jetë zgjidhje e cila nuk do ti cenojë interesat shtetërore dhe kombëtare", deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski.
Ditë më parë kryeministri spanjoll Zapatero ka prezantuar prioritet e Spanjës për 6 mujorin e presidencës së BE-së. Në to përmendet rimëkëmbja ekonomike e Eurozonës, çështjet ekologjike pas samitit të Kopenhagës si dhe përforcimi i marrëdhënieve me vendet e Amerikës Jugore, vecanërisht Kuba. Askund nuk përmendet ceshtja e emrit të Maqedonisë.