E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Jashtëzakonisht e gjatë është edhe kohëzgjatja e valës së ftohtë në "Shtetin me diell", e cila njihet për dimëra të butë. Autoritetet paralajmërojnë se i ftohti mundet t'i detyrojë gjarpërpinjtë të dalin nga vendbanimet nytarore dhe të kërkojnë vende më të ngrohta.
Temperatura rekorde tė ulėta nė  SHBA








Mot jashtëzakonisht i ftohtë në pjesën jugore të SHBA-së. Temperaturë rekorde e ulët prej minus 1,6 gradë celsius është matur në Majami, Floridë, që nuk është vërejtur nga viti 1970.

Jashtëzakonisht e gjatë është edhe kohëzgjatja e valës së ftohtë në "Shtetin me diell", e cila njihet për dimëra të butë. Autoritetet paralajmërojnë se i ftohti mundet t'i detyrojë gjarpërpinjtë të dalin nga vendbanimet nytarore dhe të kërkojnë vende më të ngrohta.

Meteorologët megjithatë, presin që koha në Florida të ngrohet këtë javë dhe temperaturat të afrohen deri në të zakonshmet për sezonin.

Qindra mijëra peshq në basenet e peshqëve kanë ngordhur për shkak të ftohtit. Temperaturat e ulëta shkaktuan dëme të rënda dhe mbi të mbjellat bujqësore. Fermerët bëjnë tentime të mëdha që t'i shpëtojnë të mbjellat.

Autoritetet kumtuan për pesë viktima në aksidente trafiku për shkak të motit të keq.

Dy adoleshentë kanë humbur jetën të shtunën në një paralagje të Atlantës, pasi që kanë rënë në akull në liqenin pjesërisht të ngrirë. Djali i tretë, i cili ka qenë me ata, ka mbjetuar dhe është në gjendje stabile.

Në shtetin verilindor Vermont tre veta kanë vdekur nga rrëzimi i sajit motorik në liqenin e ngrirë. Mes viktimave është një vajzë trevjeçare.

Publikuar: 11.01.2010 | 18:11
Lexuar: 430 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime