E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në prokurorinë publike në Prilep është parashtruar padi penale për "plaçkitje" të kryer, për ZH.N (41) nga Shkupi dhe M.T. (50) nga fshati Dunje, të cilët akuzohen se e kanë kryer veprën penale në dalje të Prilepit për në Manastir në afërsi të hotelit "Salida", ndaj të punësuarve të SH.A. "Stopanska Banka" Manastir, të cilët me automobil zyrtar kanë bartur 27 milionë denarë.
Arrestohen hajdutėt e 450 mijė eurove tė SH.A.










Ministria Punëve të Jashtme e zbardhi plaçkitjen e cila të premten është kyrer ndaj automjetit zyrtar të SH.A. Stopanska Banka - Manastir, dhe ka identifikuar dy plaçkitësit të cilët duke u kërcënuar me armë zjarri, morën rreth 450.000 euro.

Deri në prokurorinë publike në Prilep është parashtruar padi penale për "plaçkitje" të kryer, për ZH.N (41) nga Shkupi dhe M.T. (50) nga fshati Dunje, të cilët akuzohen se e kanë kryer veprën penale në dalje të Prilepit për në Manastir në afërsi të hotelit "Salida", ndaj të punësuarve të SH.A. "Stopanska Banka" Manastir, të cilët me automobil zyrtar kanë bartur 27 milionë denarë.

Personit ZH.N. gjykatësi i ka caktuar masë të paraburgimit me kohëzgjatje prej 30 ditësh. Ndërkohë, pjestarët e MPB-së e locuan dhe arrestuan personin e dytë M.T. të cilit gjithashtu i kanë përcaktuar masë paraburgimi prej 30 ditësh.

Momentalisht janë arrestuar edhe disa persona të tjerë për të cilët dyshohet se kanë qenë logjistikë, gjegjësisht ndihmues në planifikimin e veprës penale apo në tentim të fshehjes së gjurmëve, dhe nëse konfirmohet involmimi në vepër, do të dorëzohen padi përkatëse penale.

MPB-ja sot kumtoi se sipas njohurive deri më tani të dokumentuara, dy të arrestuarit, që njihen që në kohën kur së bashku kanë vuajtuar dënimin me burg në INP Idrizovë, një kohë të gjatë e kanë planifikuar plaçkitjen. Për këtë qëllim, gjatë vitit të kaluar personi M.T., nga persona të panjohur është pajisur me automjetin "reno 5 kampus" ngjyrë e verdhë, me qëllim që ta përdorin për kryerjen e vepërs penale. Personat një kohë të gjatë janë përgatitur për plaçkitje dhe kanë përgatitur planin për realizim.

Më 8 janar, rreth orës 11, sqarohet në kumtesë, dy të punësuar në bankë me automjetin zyrtar "golf" nga arka e Prilepit kanë tërhequr katër kuti me para, gjithsej 27.000.000 denarë, në banknota prej 500 dhe 1.000 denarësh dhe janë nisur për në Manastir. Në qarkoren në dalje të Manastirit personat ZH.N. dhe M.T. ia kanë ndërprerë rrugën me automjetin e tyre, pak para se të arrijë transporti i parave, në afërsi të hotelit "Sarida". Dy të punësuarit e bankës, kumtoi MPB-ja kanë qenë të detyruar për shkak të pengesës në rrugë ta ndalin automjetin. Pastaj, personi ZH.N. duke mbajtur pistoletën në dorë ka gjuajtur një plumb në ajër, ka arritur deri te vozitësi i automjetit zyrtar, dhe pastaj me kërcnim se do ta vrasë e ka larguar nga automjeti dhe e ka goditur me pistoletë në kokë duke i shkaktuar lëndime turpore. Pas kësaj ZH.N. ka hyrë në automobl dhe duke iu kërcnuar presonit tjetër zyrtar e ka zbritur nga automobili dhe me veturën e ka lëshuar vendin duke qenë i përcjellur nga "reno kampus". Ata janë nisur në rrugën magjistrale për në Shkup kanë kthyer në rrugën "Krume Beqar", ku për një kohë të shkurtër i kanë bartur kutitë me para në automjetin tjetër dhe janë nisur në drejtim të panjohur.

Me urdhër paraprak gjyqësor, policia në ditën e njejtë gjatë kontrollit në shtëpinë e personit M.T. në Prilep në garazhë e ka gjetur automjetin, pa targa, të ngjyrosur me të kuqe mbi ngjyrën e verdhë. Në automjet janë zbuluar gjurmë të cilat tregojnë për dy personat e paraqitur. Personi M.T. gjatë kontrollit ka qenë në arrati, pas të cilit është shpallur fletarrest intern, dhe janë marrë masa për gjetjen dhe arrestimin e tij.

Menjëherë pas kësaj, në Shkup është arrestuar personi i paraqitur ZH.N. te i cili janë gjetur 68.000 denarë në banknota prej 1.000 denarëve, si dhe fletpagesë në emër të tij me shumë prej 10.000 denarësh për pagesën e borxhit kreditor.

MPB-ja kumtoi se është bërë edhe identifikimi i automjetit me të cilin është kryer plaçkitja nga ana e dy nëpunësve të SH.A. "Stopanska Banka" Manastir, si dhe njohja e të arrestuarit i cili me pistoletë në dorë së pari e ka goditur njërin, pastaj duke iu kërcënuar personit tjetër ia ka marrë automjetin zyrtar.

Publikuar: 11.01.2010 | 23:57
Lexuar: 486 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime