Përkundër aktivitetetve të shumta të Agjencisë kosovare për promovim të investimeve, niveli i investimeve të huaja gjatë vitit 2009 shënon rënie prej rreth 25 përqindëve apo në numra absolutë prej 45 milionë eurove, krahasuar me vitin 2008.
Investimet e drejtpërdrejta të huaja në Kosovë në vitin 2009 kanë shënuar rënie në krahasim me vitin e kaluar, si pasojë e krizës ekonomike globale, kumtoi Ministria kosovare e Tregtisë dhe Ekonomisë.
Përkundër aktivitetetve të shumta të Agjencisë kosovare për promovim të investimeve, niveli i investimeve të huaja gjatë vitit 2009 shënon rënie prej rreth 25 përqindëve apo në numra absolutë prej 45 milionë eurove, krahasuar me vitin 2008.
Njeriu i parë i Agjencisë, Mustafë Hasani, për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), deklaroi se shumë investues kanë treguar interes për të investuar në Kosovë dhe se kjo pritet "të materializohet gjatë këtij viti".
Megjithatë ekspertët mendojnë se krahas krizës ekonomike globale, ndaj rënies së investimeve të drejtpërdrejta të huaja ka ndikuar edhe klima e pavolitshme për investime, moszbatimi i ligjeve, niveli i lartë i korrupsionit dhe shkalla e lartë e ekonomisë ilegale në Kosovë.