E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ekziston rreziku nga paraqitja e valëve lokale të cilat mund të godasin deri në qindra kilometra nga epiqendra e tërmetit", thuhet në kumtesë. Epiqendra sipas kumtesës së parë është regjistruar në det, por më vonë është precizuar se është në tokë në 10 km nga kryeqyteti i Haitit, Port - o - Prens.
Tėrmet prej shtatė ballėve sipas Rihterit e goditi Haitin









Një tërmet i fuqishëm me intensitet prej shtatë ballëve sipas Shkallës së Rihterit e goditi ishullin Haiti. Nën kanosje për cunami janë shtetet karibiane Haiti, Kuba, Republika Dominikane dhe Bahamet, kumtoi Qendra e Oqeanit të Qetë për ndjekjen e cunameve.

Ekziston rreziku nga paraqitja e valëve lokale të cilat mund të godasin deri në qindra kilometra nga epiqendra e tërmetit", thuhet në kumtesë. Epiqendra sipas kumtesës së parë është regjistruar në det, por më vonë është precizuar se është në tokë në 10 km nga kryeqyteti i Haitit, Port - o - Prens.

Disa minuta nga lëkundja e parë janë regjistruar edhe dy të tjera me intensitet prej 5,9 dhe 5,7 ballëve sipas Rihterit, kumtoi instituti Gjeofizik i SHBA-së.

Në kryeqytetin e Haitit, ku jetojnë rreth dy milionë banorë, ka dëme të mëdha materiale dhe me siguri numër të madh të njerëzve të vdekur, njoftojnë mediat amerikane.

"Numri i të vdekurve është disa qindra", deklaroi një mjek në qytet. "Qendra në qytet është shkatëruar, kjo është katastrofë e vërtetë", deklaroi një banor lokal.

Komunikimet janë ndërprerë, ndërsa është rrëzuar edhe ndërtesa e misionit të KB-së për stabilizimin e Haitit. Numri i njerëzve në mision është rreth 9.000.

Në insertet e televizioneve amerikane shihen një numër i madh i ndërtesave të rrënuara në mesin e të cilave edhe pallati presidencial. Në Uashington përgatitet dërgim urgjent i ndihmës për shtetin karibian.

Publikuar: 13.01.2010 | 15:26
Lexuar: 861 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime