E diel, 5.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fshati që ndodhet vetëm 4 kilometra larg qytetit të Kukësit në verilindje të vendit, me ndërtimet e reja thuajse është bashkuar me fshatin Gjallicë, me moshë vetëm 25 vjeçare, i krijuar pas tragjedisë së janarit të vitit 1985.
Rikthim nė vitin 1985, kur ortekėt zhdukėn njė fshat












-Reportazh -

R.Hoxha


Udhëtimi për në fshatin Shtiqën, rrëzë malit Gjalica në këto ditë janari, kur reshjet e shiut e të borës alternojnë njëra- tjetrën, thuajse nuk ka asgjë të veçantë.


Fshati që ndodhet vetëm 4 kilometra larg qytetit të Kukësit në verilindje të vendit, me ndërtimet e reja thuajse është bashkuar me fshatin Gjallicë, me moshë vetëm 25 vjeçare, i krijuar pas tragjedisë së janarit të vitit 1985.

Shtiqjanët nuk e harrojnë këtë vit. Ende nuk kishin mbaruar urimet për vitin e ri, kur mbrëmjen e 1 janarit nisi të bjerë dëborë. "Bora me një monotoni e denduri ekstreme vazhdonte të binte pa mbarim për ditë me rradhë. Aq sa në qytetin e Kukësit arriti në mbi 1,5 metër, duke e izoluar tërësisht verilindjen", kujton inxhinieri Besnik Axhami.

Gjithçka do të ndryshonte në natën e 10 janarit, kur banorët e Shtiqnit të mbyllur nëpër shtëpi afër zjarrit, ndjenë shungullimat e ortekëve që u dëgjuan deri në qytet.

Rituali i ortekëve, që gjithsesi rrallë ishin ndeshur pranë fshatit, nuk kishin të ndalur. Vala e tyre përfshiu pjesën më të madhe të fshatit e veçanërisht lagjen Mujaj.

"Pas ortekëve nisën krismat e armëve që jepnin alarmin", kujton drejtori i shkollës së mesme në këtë fshat Halit Muçmata, atëherë nxënës i vitit të parë të shkollës së mesme bujqësore.

Të bërtiturat e klithmat për ndihmë u dëgjuan edhe në uzinën e bakrit, ku punonin shumica e burrave të fshatit, nga u nisën qindra banorë në këmbë për t'iu ardhur në ndihmë atyre që iu shkatërruan sa hap e mbyll sytë shtëpitë dhe iu groposën nën borë të afërmit.

"Udhëtimin e bëmë në këmbë, pasi nuk bëhej fjalë për makinë, kur kishte 10 ditë që binte borë pa ndërprerje", kujton Resmiu, ish- punëtor në uzinën e bakrit.
Veshje Kuksiane

"Kemi punuar gjithë natën për t'i nxjerrë trupat nga thellësia e ortekëve të borës me shpresë se do të gjenim të gjallë. Shumë prej tyre i shpëtuam. Por edhe shumë prej tyre u nxorën pajetë nga bora e madhe. Ishte natë, nuk mund të bëhej më tepër", kujton Resmiu.

Mëngjesi i 11 janarit e gjeti hollin e katit të parë të shkollës së mesme me 11 trupa të pajetë si pasojë e ortekëve. Po atë ditë erdhi dhe lajmi tjetër se në Vilë, një fshat rreth 40 kilometra larg qytetit të Kukësit, ortekët kishin marrë jetën e 4 personave të tjerë.

Ndërsa ndihma nuk vonoi. Vetëm dy kilometra larg nisi të ndërtohej një fshat i ri, për banorët pasi zona ku ndodhej më parë lagjia Mulaj, u konsiderua e pabanueshme nga specialistët.

U ndërtuan dhjetëra banesa një e dy katëshe, ndërsa fshati mori emrin "Gjalicë". "Në qershorin e atij viti hymë në banesat e reja", kujton Tahir Axhami, mësues në fshatin kodër Lumë e një nga banorët e parë të fshatit të ri.

Ndërsa shtimjanët kujtojnë tragjedinë e tyre, mendja u shkon te shkodranët që vazhdojnë të luftojnë me përmbytjen. "Ashtu si gjatë krizës kosovare, ne i presim shkodranët në shtëpitë tona, ta ndajmë bukën me ta", thotë xha Selmani./ATSH/

Publikuar: 13.01.2010 | 15:35
Lexuar: 1081 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime