Në fjalimin e tij, kryetari i Organizatës Humanitare El-Hilal, Behuxhedin Shehabi tha se duke marrë parasysh se e kanë rrumbllaksuar këtë vit kalendarik me sukses, kanë dashur me studentët ta ndajnë këtë gëzim bashkarisht në "Mbërmjen e faliminderimit".
Organizata humanitare El-Hilal në manifestin tradicional "Mbrëmje e faliminderimit" u ndau bursa studentëve për vitin akademik 2009/2010 dhe prezantoi punën e organizatës gjatë vitit 2009.
Komisioni Qendror për ndarjen e Bursave Studentore pranë organizatës humanitare El Hilal nga gjithsej 165 aplikime, sipas vendimit të Kryesisë u ndanë 41 bursa.
Në fjalimin e tij, kryetari i Organizatës Humanitare El-Hilal, Behuxhedin Shehabi tha se duke marrë parasysh se e kanë rrumbllaksuar këtë vit kalendarik me sukses, kanë dashur me studentët ta ndajnë këtë gëzim bashkarisht në "Mbërmjen e faliminderimit".
"Dyzet e një sutdentë që ishin në mesin e 165 aplikuesve më tepër kanë pasur fat dhe i kanë përmbushur kriteret e El-Hilalit" tha Shehapi.
Ai shtoi se janë krenarë me punën e El-Hilalit dhe mburen me aktivitetet që i kanë realizuar në bashkëpunim me 16 degët e organizatës në Maqedoni.
"Synimet tona, programi i cili u hartua për vitin 2009 mbi 95 për qind u realizua dhe ky sukses dhe kjo punë është një obligim që ne të mbetemi më tutje të vendosur që këtë aktivitet dhe këtë punë humane ta çojmë në progres edhe në vitet tjera, për shkak se për El-Hilalin dhe aktivitete tjera popullata ka nevojë, mbi 3.800 familje në vitin 2009 kanë shfrytëzuar ndihma të El -Hilalit, kemi kontribuar për zbutjen e varfërisë në vend dhe rajon", tha Shehabi.
Kryetari i organizatës humanitare theksoi se synimet e mileniumit të Kombeve të Bashkuara janë që organizatat humanitare të punojnë në zbutjen e varfërisë.
"Ne sado pak e kemi zbutur atë varfëri, por kuptohet që varfëria asnjëherë nuk mund të eleminohet, por do të bëjmë përpjekje edhe në vitin 2010, me funskionarë dhe me kryetarë të komunave, me përkrahjen e ambasadave të ndryshme në Maqedoni, me përkrahjen e platformës civile në të cilin El-Hilali është anëtar, si dhe me punën e pakursyeshme të kryetarëve të degëve dhe aktivistëve vullnetarë nëpër degët e organizatës të kontribuojmë në masë të madhe për realizimin e punës sonë" theksoi Shehabi.
Aktivitet programore më të rëndisishme në vitit 2009 të kësaj organizate ishin synetimi i fëmijëve, aktivitet në muajin e Ramazanit, si dhe ndihma të ndryshme për familjet e varfëra.