Kodra e Diellit ka 35 km terrene skijimi me shtigje të veçanta për snaubord, 3 shtigje të homogjenizuara sipas kriteriumeve të FIS dhe shtigje të ndryshme të përshtatshme si për amator ashtu edhe për profesionist. Gjithashtu ka edhe 11 ski teleferikë që mbulojnë shtigjet me gjatësi 20 KM
Qendra Rekretaivo-sportive Kodra e Diellit
Sadije Aliti
Kodra e Diellit, qendër turistike me një bukuri të rrallë e madhështore qëndron në shpatijet e Sharrit. Krahëhapur pret turistët, vizitorët e adhuruesit e borës e bardhësisë dhe adhuruesit e qetësisë e relaksimit shpirtëror.
Në qendrën rekreative-sportive Kodra e Diellit pritet një stinor i bujshëm me aktivitete sportive, falë kushteve klimatike që janë të volitshme për skijim. Drejtuesit e kësaj qendre rekreative sportive, theksojnë se janë të gatshëm për të pritur të gjithë mysafirët nga do që të vijnë. Trashësia e borës arin diku mbi 30-40 centimetër, ndërsa terrenet e skijimit janë të adaptuara për rrëshqitje dhe për stërvitje. Mekanizmi tjetër i nevojshëm për pastrimin dhe mirëmbajtën e terreneve është në gjendje gatishmërie.
Sipas udhëheqësit të hotelit Kodra e Diellit Qazim Hasani, janë të gatshëm për të pritur një fluks më të madh të vizitorëve dhe kjo do të ndikohet edhe nga kushtet klimatike. Numri më i konsiderueshëm i vizitorëve ka qenë nga Kosova, Shqipëria e vendet fqinje.
Në prag të sezonit dimëror në dy hotelet ekzistuese Kodra e Diellit dhe Sllavija janë bërë disa investime dhe meremetime në objektet hotelierike, ndërsa këtu funksionale janë edhe disa objekte private hotelerike si dhe vikend-shtëpizat private që rriten për nga numri dita ditës.
Në këtë pjesë të Maqedonisë perëndimore, gjuha shqipe thuajse është e harruar, nuk vlen Ligji i dygjuhësisë, e marrëveshja kornizë e Ohrit, nuk vlen shqipja zyrtare, nuk respektohet edhe nga vetë shqiptarët.
Sa u përket mbishkrimeve në gjuhën shqipe mund të thuhet se nuk kishte mbetur asnjë shkronjë e vetme, kjo shihet që nga fillimi i rrugës nga Tetova për në Kodrën e Dielli ku shkruan vetëm në gjuhën maqedone Ski Centar Popova Shapka.
Madje edhe materiali propagandues është vetëm në gjuhën maqedone dhe atë angleze, duke e harruar atë shqipe. Nga recepcionet edhe ato pak materiale të vetme propaganduese që ishin vite më parë në gjuhën shqipe ishin larguar nga përdorimi, pse ndodh kjo kujt i pengon frymëmarrja shqip edhe në këtë pjesë të malit Sharr?
Të gjitha shtigjet për skijim janë të adaptuar, aktualisht punojnë 5 skilifta, pos atij te Celipashina, pasi nuk ka vizitorë. Kodra e Diellit ka 35 km terrene skijimi me shtigje të veçanta për snaubord, 3 shtigje të homogjenizuara sipas kriteriumeve të FIS dhe shtigje të ndryshme të përshtatshme si për amator ashtu edhe për profesionist. Gjithashtu ka edhe 11 ski teleferikë që mbulojnë shtigjet me gjatësi 20 KM
Sipas përgjegjësve për marketing dhe rezervime, në këtë Qendër rekreative-sportive, stinori sportiv pritet të jetë me plot aktivitet, janë paralajmërua gara ndërkombëtare të skijimit si Kupa e Sharrit 2010, Kupa Mbarëkombëtare dhe Universada Dimërore 2010.
Qendra turistike dimërore Koda e Diellit është vetëm 18 kilometra larg qytetit të Tetovës, ka një lartësi mbidetare mbi 1780 metra, aktualisht transporti deri në Kodrën e Diellit bëhet me automjete private. Linjë e vetme e autobusëve që shërben për transportin e punëtorëve është në orën 7,30 me Bashkim Tursin , ndërsa kthimi është në orën 15,30. Karakteristikat e Kodrës së diellit janë Shtigjet e skijimit me standarde perëndimore, ofertat hotelierike dhe tradita e organizimit të garave,