E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pjesëmarrja ka qenë e konsiderueshme si nga ana e shqiptarëve ashtu edhe nga ana e italianëve. "Kemi filluar të flasim për vallet tona, vallet e bukura që populli ynë ka kërcyer gjithmonë, kudo që ndodhet, e që i ka transmetuar nga brezi në brez.
Italianėt mėsojnė valle shqiptare nė Parma







E shtuna e datës 9 janar ka shënuar edhe datën e fillimit të kurseve të valleve popullore shqiptare në Itali. Shkolla e kërcime profesionale në Parma e drejtuar nga Francesco Frola, mësues kërcimi, ka hapur kurset e kërcimit shqiptar pas këshillës së dhënë nga Durim Lika, ish-president i shoqatës shqiptare "Skënderbeu" në Parmë.

Pjesëmarrja ka qenë e konsiderueshme si nga ana e shqiptarëve ashtu edhe nga ana e italianëve. "Kemi filluar të flasim për vallet tona, vallet e bukura që populli ynë ka kërcyer gjithmonë, kudo që ndodhet, e që i ka transmetuar nga brezi në brez.

Mbase jo të gjithë e dinë se, shqiptarët janë një ndër popujt më të vjetër të Evropës dhe që kanë folklorin ndër më të pasurit në Ballkan. Vallet tona janë të mrekullueshme, të karakterizuara nga disa lëvizje të ndryshme, elegante, ekspresive e në një farë mënyrë tregojnë karakterin e popullit në zona të ndryshme"-shprehen mësuesit shqiptarë të valleve. Sipas tyre, në lëvizjet e valleve të meshkujve gjendet forca dhe krenaria, ndërkohë që tek gratë sheh qartë elegancën, finesën dhe delikatesën me të cilin lëvizin.

Ata vlerësojnë edhe kostumet e zonave si me shumëllojshmëri, e ku shihet qartë dora e femrës shqiptare dhe bie në sy fantazia e tyre. Ditën e parë janë dhënë mësime mbi vallen e Tiranës, Tropojës e Kosovës. "Ka qenë një eksperiencë e bukur për shqiptarët dhe italianët bashkë, por edhe për ne mësuesit e valleve, teksa shohim dëshirën dhe gëzimin e të gjithëve.

Gjatë këtij kursi do japim mësime të valleve të zonave të ndryshme të Shqipërisë, si të valles se Peshkopisë, Librazhdit, Korçës, Dropullit, Çamërisë, Myzeqesë, etj"- shprehen mësuesit. Gjatë pjesës së dytë të kursit pritet të krijohet edhe grupi artistik i Shoqatës Shqiptare në Parmës "Skëndërbeu".

(BalkanWeb)

Publikuar: 13.01.2010 | 10:40
Lexuar: 932 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime