E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fatmiri po ngjitet ngadalë, por sigurt drejtë artit të vërtet dhe kinematografisë botërore. Ka realizuar një film të shkurtër të zhanrit kriminalistik-dramaturgjik - “Normal”, një komedi shqiptare “Prof. Dr. Muzaferi” dhe ka në postproduksion filmin dokumentar kushtuar piktorit me renome botërore Niko Pirosman, “Tavolina e Pirosmanit” (Pirosman Tish)
Regjisori qė nuk flet, por qė bėn art




Intervistë me regjisorin shqiptar Fatmir Rasimi



Fatmir Rasimi, një kurioz për sekretin që në fëmijëri, ka çarë në jetë me një kamerë dore, me të cilën pretendon kulmin. Bota e artit vizual e ka fascinuar dhe vazhdon ta preokupoj dhe fascinoj. Fatmiri po ngjitet ngadalë, por sigurt drejtë artit të vërtet dhe kinematografisë botërore.

Ka realizuar një film të shkurtër të zhanrit kriminalistik-dramaturgjik - “Normal”, një komedi shqiptare “Prof. Dr. Muzaferi” dhe ka në postproduksion filmin dokumentar kushtuar piktorit me renome botërore Niko Pirosman, “Tavolina e Pirosmanit” (Pirosman Tish)

Fatmir Rasimi është i lindur në Brodec të Tetovës dhe jeton në Hamburg të Gjermanisë.

Redaktori i Yll Press-it Avni Osmani, i ka marr një intervistë ditëve të fundit regjisorit dhe të njëjtën ua sjellim ekskluzivisht...


Fatmir Rasimi në punë

Yll Press: - Na tregoni pak për hapat e para të karrierës suaj. Çfarë ju shtyu të studioni regjinë dhe si arritët të regjistroheni në universitetin e Hamburgut?

Fatmiri:- Si fëmijë isha kureshtar te di çdo gjë për funksionin e kamerës, dhe përdorimin e saj . Pastaj filmat që i shikoja më dukeshin interesant, e sidomos kur e kuptoja se këto filma bëheshin pikërisht me një kamerë të tillë, atëherë bëhesha edhe më kureshtar. Pyetjet e mia për botën e filmit ishin të panumërta (pse aktorët vdesin në film? ...) Vëllai i im për të mos më dëshpëruar nga ai përfundim tragjik i aktorëve (kur artisti kryesor vritej), më thoshte: “Dil pak jashtë dhe kthehu përsëri”. Kur unë dilja jashtë, ai e kthente kasetën, dhe aktorët u ringjalleshin përsëri. Kjo gjë më preokuponte, por nuk më mjaftonte vetëm “ringjallja” e tyre. Dëshiroja të di si mund të realizohet kjo! Rritesha unë e rriteshin dëshirat që një dit të bëhem krijues i atyre filmave. Bota e brendshme e gërshetuar me artin vizual ka qenë gjithmonë ajo që me ka proekopuar dhe fascinuar. E gjitha kjo kureshtje me shtyri që të studioj pikërisht këtë drejtim.

Yll Press: - Në çfarë kushtesh studiohet regjia atje?

Fatmiri:-Këtu regjia studiohet poashtu sikurse çdo drejtim tjetër. Të gjitha mjetet e duhura janë në dispozicion.

Fatmir Rasimi dhe producenti Stefan Homberg

Yll Press: - Gjatë studimeve a keni patur rastin të punoni ndonjë projekt qoftë ajo e metrazhit të shkurtër apo të gjatë ku ju keni bërë regjin, pra ku ju keni provuar veten për herë të parë?

Fatmiri:-Sigurisht. Përpos shumë projekteve, që duheshte të realizohen gjatë studimeve të regjisë, si projekt të realizuar do ta kisha veçuar filmin e shkurt “Normal”, të zhanrit kriminalistik-dramaturgjik. Unë e kisha veçuar këtë projekt si të veçantë, sepse këtu paraqitet një përvojë e imja regjisoriale. Mes tjerash, gjatë një qëndrimi në Londër, pata rastin të punoj në projektin e regjisorit shqiptar Valon Jakupaj, një film i metrazhit të gjatë “Aventurat e Baba dimrit” (premiera e këtij filmi u shfaq në Prishtinë). Aty unë isha si asistent regjie dhe skenograf.

Yll Press: - Na flitni më shumë në lidhje me filmin dokumentar që ka të bëjë me piktorin Gjeorgjian?

Fatmiri:-Mes tjerash si projekt momental do ta kisha veçuar filmin dokumentar „Tavolina e Pirosmanit“, projekt ky që është në fazën e Postproduksionit. Ky Film dokumentar që është shumë pretendues, mes të gjithave pata fatin të punoj me shkrimtarin e vlerësuar gjerman Uwe Kolbe, dramaturgen dhe regjisoren me renome Helga Reidemeister, aktorin (orator) i mbivlerësuar në gjermani Demir Gökgöl dhe editoren mirënjohur Dörte Völz-Mammarella.

Tavolina e Pirosmanit në Muzeun Mirzani


Përmbajtja:
„Le të ndërtojmë një shtëpi që të mblidhemi të gjithë, të blejmë një tavolinë dhe një gjygim. Pastaj do të pimë çaj, të pimë shumë e të flasin për Artin, por ju nuk e dëshironi këtë, sepse ju krejtësisht për diçka tjetër flitni“ - Pirosmani (viti 1916).

Këto fjalë trashëguese të piktorit gjeorgjian Niko Pirosmani janë shkak i mbledhjes së shoqatës të artistëve dhe që shërbejnë si Moto të takimit artistik internacional që ishte në Tetor 2006. Mbi 30 artist ndërkombëtarë kishin ardhur në Tiblisi dhe Mirzaani, në vendlindjen e Pirosmanit. Filmi dokumenton këtë takim dhe shoqëron ekspozitat, që e përkujtojnë veprën e Pirosmanit. Ky dokumentar na mundëson një këndvështrim dhe na sjell Natyrën dhe njerëzit e Gjeorgjisë më afër.


Yll Press: - Çka e karakterizon një regjisor të mirë. Cilat janë ato veti që e bëjnë një regji të jetë e mirë dhe e kapshme për publikun?

Fatmiri:-Pozita ime profesionale nuk më lejon që të bëj vlerësimin dhe gjykimin e punës së kolegëve të mi. Duke u bazuar ne njohuritë themelore dhe kompetencave individualoartistike të çdo regjisori që i ka ose që duhet ti ketë nuk varet shumë drejtpërsëdrejti nga kualiteti i regjisorit.
Regjisori Fatmir Rasimi

Përvoja ka treguar se regjia dhe vlerësimi filmik është relative. Për spektatorët filmi është i mirë pikërisht atëherë kur ai ka të bëjë dhe ka lidhje me atë personalisht. Kështu që ka filma që kanë qenë të vlerësuara me çmime të ndryshme, por spektatorin nuk e kanë gjetur.

Yll Press: - Sa i jepet hapësirë për të vepruar një regjisorit shqiptar në Gjermani?

Fatmiri:-Që të jesh një regjisorë në gjermani apo të punosh si regjisor nuk dallon edhe aq shumë nga puna në vendet tjera. Regjia është art që larg çfarëdo populli apo nacionaliteti, funksionon. Ti si artist apo regjisor te kufizohesh në përkatësin nacionale të reduktohesh d.t.th. një cenzur gravuese në punë, që e bën të pamundur mendimin dhe krijimin e lirë. Për mua si shqiptar e posaçmja është se prejardhja ime më jep inspirimet që kanë domethënie të papërshkruara. Mbi të gjitha dua ti referohem një regjisori të ri (Fatih Akin) i cili nuk është gjerman por veprat e tij flasin për vete dhe kalojnë kufijtë edhe me gjërë.

Fatmir Rasimi në punë

Yll Press: - A mendoni që një ditë të bëni regjinë e një filmi me protagonist -aktor shqiptar nga Maqedonia apo viset tjera shqiptare?

Fatmiri:-Që ngjarjet e mija shpesh përmbajnë figura shqiptare, jam tepër i sigurt se në të ardhme do të realizoj projekte qe do të shfaqen protagonist shqiptar. Si p.sh., në vitin 2004 në Tetovë kam bërë një film të shkurt “Prof.Dr.Muzaferi“,në të cilin marrin pjesë vetëm shqiptar

Yll Press: - Si e vlerësoni kinematografinë shqiptare në Maqedoni dhe në viset tjera shqiptare?

Fatmiri:-Duke pasur parasysh kushtet ekonomike dhe buxhetin që i është caktuar kinematografisë shqiptare, në krahasim me vendet e zhvilluara, do të kisha thëne se punohet shumë. Si film që më ka befasuar për të mirë, është filmi “Parullat” i regjisorit Gjergj Xhuvani. Me mjete materiale të ndara nga produksionet e huaja që ai ka pasur në dispozicion, mund të themi se ka realizuar një film të mrekullueshëm. Ai dhe filmi i tij mund të shërbejnë si parafotografi për kinematografinë shqiptare”.
Fatmir Rasimi në Londër

Yll Press: - Çfarë është kinematografia për ju?

Fatmiri:-Unë jam regjisor. Në përgjithësi kinematografia është një degë e artit që shprehet në mënyrë të fotografive që vihen në lëvizje.
Kinematografia është një lëmi shumë e gjërë, e që të hymë në detaje mendoj se do ti kalojmë kornizat e kësaj interviste. Sipas mendimit tim dhe sipas bindjes time unë si artist nuk e shoh të detyrueshme të flas për artin por duhet të bëj art.

Yll Press: - Cili film ju ka lënë më së shumti përshtypje dhe cilin regjisor preferoni më tepër?

Fatmiri:-Regjisori Alfred Hitchcock është një nder regjisorët më të preferuarit nga unë. Poashtu filmi i tij “To Catch a Thief” është një ndër filmat që më ka lënë më shumë përshtypje.

Yll Press: - Si e kaloni kohën e lirë dhe cili është hobi i juaj?

Fatmiri:-Mbase nuk mbetet shumë kohë e lirë, mundohem në atë kohë sa më shumë të rrijë me familjen me të afërmit dhe shoqërinë time.
Sa i përket hobit, unë jam i lumtur që kamë privilegjin të kem bërë hobin tim profesion. Si thash më lartë, unë që në fëmijëri kam pas interesim të madhe për gjithë gjërat rreth filmit.

Yll Press: - Mesazhi i juaj për lexuesit e Yll-Press-it?

Fatmiri:-Thuhet se arti është ushqim shpirtëror, prandaj po them të ushqehemi me art që të kemi shpirtin e begatshëm, prandaj lexoni Yll Press-in.

Intervistoi: Avni Osmani
Fatmir Rasimi
Fatmir Rasimi
Fatmir Rasimi

Publikuar: 13.01.2010 | 18:03
Lexuar: 5017 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Daki (14/01/2010 07:44:19) Shume suksese per regjisorin e nderuar shqiptere me veprimtari te bujeshme ne arenen nderkombetare dhe mburemi qe kemi njerez te suksesshem sic eshte regjisori Fatmir Rasimi...
Astrit abdullahi (14/01/2010 20:50:44) Po a'ka kenaqesi ma te madhe per neve shqiptaret se kur shohim ose lexojmė neper gazeta se shqiptari Artist,me famė botrore,regjisor me famė nderkomtare,sportist dhe ēka do tjeter.Ju lumtė djemė vetem keshtu vazhdoni se ju perfajtsoni nje popull te ter.
elton (15/01/2010 00:22:18) ja ke fut kot plako
visar (15/01/2010 00:42:54) Mnedoj se puna qe ka bere z.Fatmir Rasim e ka treguar suksesin e ty si ne Gjermani ashtu edhe ne mabre boten i uroj qe ne te ardhmen te kete sa me se shumti filma dokumentar te regjisorit ton z.Rasimi ju faliminderit
Genta (15/01/2010 05:16:26) Ju uroj suksese juve Avni qe po mundoheni ti shpalosni vlerat e popullit shqiptar dhe ketij regjisorit te ri i deshirojm gjith te mirat dhe pune te mbare.
gjilani (15/01/2010 05:20:39) mos po mer mesyshe a
roni (15/01/2010 17:17:55) Ju dėshiroj shumė suksese nė rrugen dhe punen tuaj artistike
blerta (15/01/2010 17:31:39) vazhdoni rrugen ne boten e artit dhe tregoni vlerat e shqiptarve andej botes... suksese
Nita (21/01/2010 03:32:12) ma zi e ma kec as zoti se ben vec ju zotri.
zoti te ndihmoft!!!!!!!
suzi (22/01/2010 03:08:29) te prift e mbara dhe suksese ne ****er.Puna yte le tju sherbej si parafotografi gjeneratave te ardhshme.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime